Kërkohej nga Italia, arrestohet ish-bashkëshortja e Mirit të Xhikes
Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-bashkëshorten e Mirit të Xhikes, Manjola Priftin. Sipas policisë arrestimi i shtetases Prifti u bë pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Mësohet se Manjola Prifti është dënuar në Itali me 11 vite burg, për pastrim parash.
Vrasja e bashkëshortit të saj Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes ka ndodhur më 29 mars te vitit 2003, brenda lokalit të tij "Kartodrom 2000". Në atë moment, Miri i Xhikes ka qenë në shoqërinë e Ylli Kelmendit, Flamur Rrapajt, Kristaq Camit e Julian Durishtit.
Dy persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi, duke zbrazur mbi ta 60 gëzhoja dhe më pas u larguan. Për pasojë, u vranë tre persona, Kristaq Cami, Julian Durishti si edhe Fatmir Rama, ndryshe Miri i Xhikes.
Tetë muaj më vonë, më 26 nëntor të 2004-s, u arrestua Lavdërim Tufa. Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor Lavdërim Tufën, në vitin 2011, duke dënuar me 20 vjet burg.