E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e arkëtares

Fotoja e vrasesit dhe viktima Leonora Kaloçi

TIRANE- Policia e Tiranës mund të ketë arrestuar vrasësin e arkëtares së bankës NBG, Leonora Kaloçi.

Mësohet se i dyshuari është arrestuar gjatë një operacioni të policisë në zonën e Don Boskos në kryeqytet. Ai eshte identifikuar si Viktor Gushi, dhe eshte kapur me arme ne dore. Policia raportohet se po punon per verifikimin e armes, nese eshte perdorur ajo gjate krimit.

Gjatë ditës së sotme policia ka publikuar edhe një foto të vrasësit pak para se të kryente krimin, duke ndërtuar kështu një identikit më të qartë të vrasësit.

Arkëtarja e bankës NBG, Leonora Kaloçi vdiq ne spital pas palgeve te marra nga arma,  ndërsa mbeti i plagosur edhe roja i sigurisë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

“Nga zhvillimi i deritanishëm i hetimeve, rezulton se nga ekzaminimi kriminalistikbalistik i gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes, arma e përdorur në ngjarjen e së martës është përdorur edhe në vjedhjen me armë të argjendarisë me pasojë vdekjen e pronarit Rrapo Sinanaj, ngjarje e ndodhur në Tiranë më 21 tetor 2011.- thuhej ne nje deklarate te policise, nje dite me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›