E Shtunë, 31 Tetor 2026

Planifikohet takimi Thaçi-Tadiç

Në takimet dhe bisedat e shpeshta që ka pasur Boris Tadiç javëve të fundit me shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, një nga premtimet e bëra nga lideri serb ka qenë qetësimi i marrëdhënieve me Kosovën, në rast se ai ndihmohet për të mbajtur pushtetin në Serbi.

Pak para se Serbia të fitojë statusin e kandidatit, gjatë një prej bisedave që Tadiç ka pasur me baroneshën britanike në krye të diplomacisë evropiane është folur shumë për mënyrat se si Partia Demokratike e Serbisë duhet ndihmuar për të fituar zgjedhjet, në këmbim të shtendosjes së marrëdhënieve Kosovë Serbi.

Kjo dhe gatishmëria e shprehur për takim nga të dy liderët më të fuqishëm në Prishtinë dhe Beograd, kanë nxitur përfaqësues ndërkombëtarë që të planifikojnë konkretisht takimin Tadiç Thaçi.

Gazeta Zëri shkruan se ka marrë vesh nga burime të saj në Bruksel, se takimi po planifikohet për tu zhvilluar pas zgjedhjeve të 6 majit në Serbi, ndërsa vendi ka shumë gjasa të jetë Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjë e Hercegovinës. / Gazeta Express

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›