E Diel, 1 Nëntor 2026

Plantacionet e qershive në Dibër, mundësi reale ekonomike

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Dibra është një ndër zonat më të mëdha në vend për prodhimin e qershive.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale  pamje nga plantacionet e qershive në Dibër.

Dibra vijon të konsiderohet një nga zonat kryesore për prodhimin e qershive në Shqipëri. Vitet e fundit vëmendja është përqendruar te përmirësimi i tregut për fermerët lokalë dhe rritja e eksporteve.

Plantacionet e qershive po shihen si mundësi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës së Dibrës.

Në Dibër çdo vit organizohet edhe “Festa e qershive”, ku fermerët prezantojnë varietete tё ndryshme të qershive si dhe gatime tradicionale.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›