E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa, Bush dhe lufta ne Irak

Kent Klein*

Udheheqesi i Kishes Katolike, Papa Benedikti, viziton pas disa ditesh Shtetet e Bashkuara, per here te pare qe kur u be Pape ne vitin 2005. Zyrtaret e Kishes Katolike ne Amerike diskutuan per pergatitjet per viziten, ne intervista per stacione te ndryshme televizive. Ka shume mundesi qe nje nga gjerat e para qe do te dallojne amerikanet per Papen Benedikt eshte fakti qe ai eshte disi me i heshtur sesa paraardhesi i tij karizmatik, Papa Gjon Pali i Dyte. Presidenti i Universitetit Katolik te Amerikes, at David O'Connell, tha per televizionin CNN se beson qe nje gje e tille nuk eshte me nje dizavantazh. "Shpresoj qe njerezit ta njohin ate. Ndryshe nga paraardhesi i tij, qe kishte statusin e nje ylli roku, ky njeri, me intelektin dhe reputacionin e tij, eshte me i rezervuar dhe me me shume mister. Ne fakt, mendoj se kjo eshte e qellimshme nga ana e tij. Kur u be pape, ai la te kuptohej se donte qe vemendja te perqendrohej te Jezu Krishti dhe jo te personi i tij".

Ne viziten e tij peseditore ne Uashington dhe Nju-Jork, Ati i Shenjte do te takohet me Presidentin Bush, do te flase ne OKB dhe do te mbaje mesha ne dy stadiume te medha. Ai do te takohet gjithashtu me perfaqesues te feve te tjera dhe do te beje nje vizite te shkurter ne nje sinagoge. Papa vjen ne Amerike ne mes te nje fushate te ashper presidenciale, por at O'Connell thote se Benedikti do te beje te gjitha perpjekjet qe ta shmange politiken, megjithese Kisha Katolike i inkurajon anetaret e saj qe te votojne per kandidate qe jane kunder abortit. "Ka shume gjera qe kane lidhje me vendin tone dhe gjendjen aktuale, te keqija dhe te mira, te cilat Papa i njeh shume mire. Nuk e di se c'do te kete ne tekstin e fjalimeve te tij, por do te befasohesha shume nese ai do te prekte ndonje teme qe nuk i takon". Megjithate, Kardinali Francis George, Arqipeshkvi i Cikagos dhe presidenti i Konferences amerikane te Peshkopeve Katolike, tha ne nje program te televizionit C-Span se parashikon qe Papa Benedikt ta diskutoje kundershtimin e tij ndaj nderhyrjes ushtarake amerikane ne Irak, si me Presidentin Bush, ashtu edhe ne OKB. "Kundershtimi ndaj luftes ne Irak ishte i qarte. Shqetesimi per menyren e daljes qe atje eshte gjithashtu shume i qarte. Selia e Shenjte shpreson qe kur te terhiqemi, te leme pas nje Irak ne paqe, ku populli te jete ne gjendje te kontrolloje te ardhmen e tij, me mjete demokratike. Dhe mendoj se ky eshte nje objektiv qe e ka edhe administrata jone. Veshtiresia eshte se si ai te realizohet dhe cilat jane rruget e pershtatshme qe ta bejme kete". Si Kardinali George, ashtu edhe At O'Connell thone se ne qender te vizites se Papes do te jete mesazhi i shpreses. Ai do te marre pjese edhe ne festimet per 200-vjetorin e pese arkidioqezave me te vjetra ne Shtetet e Bashkuara.

(*) "Voice of America"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›