E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Zgjedhjet, 9 muaj pas fazes tranzitore"

Kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, kritikoi dje punen e deritashme te Qeverise se Kosoves, pikerisht per mungese te programit qeveritar. Haradinaj tha se, lidhur me zgjedhjet, duhet te respektohet pakoja e Ahtisarit. Ai ka premtuar se kontributi i tij politik e shteteror, ne mbeshtetje te ndertimit te nje jete funksionale, do te jete i orientuar njesoj per te gjithe qytetaret e Kosoves.

Pas rikthimit ne skenen politike, kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, thote se si parti opozitare do te filloje punen me gjera konkrete. Ne nje takim me gazetaret, ish-kryeministri i Kosoves ka kritikuar punen e deritanishme te Qeverise se Kosoves, duke thene se puna e kesaj qeverie nuk eshte lajm i mire. "Sipas bindjes sime, nuk eshte lajm i mire per cilesine e qeverisjes ne Kosove puna e deritashme e kesaj qeverie", tha Haradinaj. Ai ka kritikuar Qeverine e Kosoves edhe per mungese te programit qeveritar.

Sipas Haradinajt, nuk eshte arsyetim qe per shkak te statusit, qeveria te punoje pa program qeveritar. "Kur thote kryetari i Qeverise se per shkak te statusit nuk kemi bere program, mendoj se eshte ofendim per njerezit. Dhe, po e shpjegoj pse. Ne rast se statusi eshte moment i rendesishem per njerezit e nje vendi dhe ne rast se dita nje eshte e rendesishme, ka vlere per ata njerez e ndoshta ndodh ajo vetem nje here, atehere statusi eshte vetem motiv me shume qe mos te niset dita e pare e punes pa program qeveritar. Pra, une mendoj se eshte e kunderta, eshte si t'u thuhet njerezve qe nuk po shihni dicka, nuk duhet te shkohet keshtu", tha Haradinaj. Duke folur nderkaq per mundesine e mbajtjes se zgjedhjeve te ardhshme, te cilat parashihen edhe me pakon e Marti Ahtisarit, ish-kryeministri i Kosoves ka thene se kjo pako duhet te respektohet dhe zgjedhjet duhet te mbahen ne orarin e parapare. "Jane ligjore se kane marre fuqi ligjore, por jane edhe morale, ashtu sic kemi rene dakord me pakon e Ahtisarit, sikur qe kemi rene dakord edhe qe simbolet te jene keto qe jane, qe edhe Kushtetuta te jete kjo qe eshte, qe zonat e mbrojtjes te jene keto. Kemi rene dakord edhe per shpalljen e zgjedhjeve 9 muaj pas kalimit te fazes tranzitore 120-diteshe", tha Haradinaj.

"Mitrovica", inskenim i Beogradit

Ne takimin e djeshem me gazetaret, te parin qe Haradinaj ka mbajtur qe prej kthimit nga Tribunali i Hages, ka folur edhe per zhvillimet e fundit ne veri te Kosove. Ai i konsideroi ato, si veprime te manipuluara nga Serbia. "Eshte nje agjende e Serbise, e cila deshiron t'i beje bojkot agjendes se pari dhe te vetmit instrument ka qytetaret serbe te Kosoves. Vazhdon t'i shfrytezoje ata, duke i manipuluar ne menyre jo te mire nervore dhe jo te dobishme per ta". Ne kete pike, Haradinaj evidenton se "ata kane filluar te shohin me shume shprese ne krijimin e nje gjendjeje de facto reale ne Kosove".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›