E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet PD rrezon oferten e re te PS

/ /

Komisioni i Ligjeve do te shqyrtoje te marten kushtetueshmerine e projektvendimit te paraqitur nga PS-ja ku pritet te dalin edhe argumentet kundershtuese te demokrateve. Nje grup juristesh te PD-se qe po shikojne me lupe materialin prej kater faqesh te depozituar ne Kuvend nga socialistet thone per gazeten se ka te pakten 20 raste kur ky propozim bie ndesh me Kushtetuten. Ata nuk japin detaje se cilat jane keto shkelje kushtetuese por thone se nga shtate pika qe ka vendimi tri prej tyre jane shume problematike. Megjithate pritet qe PD-ja ne Komisionin e Ligjeve te shprehet parimisht pro hetimit te zgjedhjeve dhe te votoje per berjen e transparences por duke i kerkuar opozites qe ta ribeje propozimin e saj.
Hetimi
Kontestimi i pare i demokrateve ka te beje me piken 2 te projektvendimit. Ne te parashikohet Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit ku kerkohet te hetohen dyshimet e ngritura nga partite politike dyshimet lidhur me listat e zgjedhesve dyshimet mbi shperndarjen e kartave etj. Per kete pike demokratet pritet ti referohen vendimit nr. 22 te Gjykates Kushtetuese te dates 05.05.2010. Ne kete vendim thuhet Gjykata Kushtetuese ka theksuar se perkufizimi i objektit te hetimit perben hapin e pare nga ku do te percaktohet edhe ecuria e hetimit parlamentar. Objekti i hetimit i parashtruar ne menyre te qarte e te sakte duhet te permbaje fakte ose teresi faktesh nga te cilat merr shkas hetimi parlamentar dhe shpjegon se cfare hetohet. Vec kesaj objekti i hetimit duhet te jete i percaktuar ne menyre te mjaftueshme kusht ky qe kerkohet per respektimin e parimit te shtetit te se drejtes respektimin e te drejtave themelore te parimit te ndarjes se pushteteve si dhe kompetencave te kufizuara qe disponon nje komision hetimor.
Shumica e komisionit
Kontestimi i dyte i PD-se ka te beje me shumicen ne komisionin hetimor. Megji-these shumica eshte shprehur dakord qe PS-ja te kete maxhorancen ne komision kjo mund te behet vetem duke terhequr PD-ja dy anetare te saj gjate momenteve te votimit. Sipas propozimit te PS-se kjo force merr shumicen edhe zyrtarisht duke pasur tete anetare ndaj shtate te PD-se. Por ligji Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit nr. 8891 date 2.5.2002 percakton qe komisioni te kete perfaqesim te perafert me raportin e deputeteve ne Kuvend qe do te thote se maxhoranca duhet te kete shumicen ne komisionin hetimor. Komisioni perbehet nga jo me pak se nente dhe jo me shume se 15 deputete por gjithmone me numer tek. Komisioni perbehet nga deputete te partive te pozites dhe opozites ne raporte sa me te peraferta perfaqesimi por diferenca te jete jo me shume se nje anetar thuhet ne pikat 1 dhe 2 te nenit 9 te ketij ligji.
Neni 178
Kontestimi i trete ka te beje me referencen ligjore te Kodit Zgjedhor. PS-ja i referohet ne kerkesen e saj nenit 119 te Kodit teksa flitet per fletet e votimit. Por PD-ja e vlereson si te panegociueshem faktin qe projektvendimi duhet ti referohet nenit 178 te Kodit sipas te cilit me hetimin e materialeve zgjedhore digjen fletet e votimit. Pikat e propozimit qe konteston PD

II. Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit KHK eshte
i. hetimi i dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare raporti i OSBE-ODHIR-it per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor
ii. hetimi i dyshimeve te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimin e te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem dhe votimit familjar pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te k.q.v. etj
iii. hetimin e dyshimeve lidhur me perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit dhe kryesisht per verifikimin e zbatimit te ligjit lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to ose lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile etj
III. Komisioni Hetimor i Kuvendit perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Komisioni perbehet si me poshte PS-ja ka kryetarin dhe tete anetare PD-ja ka nenkryetarin dhe 7 anetare
IV. Hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se ketij komisioni persa lejon Ligji Nr.8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit do te bazohet ne materialet dokumentet ose provat qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore perjashto fletet e votimit qe gjenden ne kutite e fleteve te votimit ne kuptim te nenit 119 pika 3 te Kodit Zgjedhor. Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ-ja ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej KHK. PD shtyn ne 14 dhjetor festen e krijimit

Partia Demokratike do te festoje te marten me 14 dhjetor 20 vjetorin e krijimit te saj. Festimet u shtyne pak dite me pare nga kryeministri Sali Berisha per shkak te permbytjeve ne veri te vendit. Gjate dites se djeshme selia blu ka nisur te shperndaje ftesat per ceremonine qe do te zhvillohet ne oren 18.00 ne Pallatin e Kongreseve. Ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat kreu i ekzekutivit kerkoi mirekuptimin e deputeteve dhe anetareve te PD-se per te shtyre per disa dite festimet per shkak se ata duhet te ishin te impenjuar ne Shkoder. Kerkoj mirekuptimin tuaj dhe te demokrateve ne mbare Shqiperine qe keto festime do te shtyhen duke i dhene perparesi para se gjithash angazhimit te plote dhe te gjithanshem ne zonat e situates kritike dhe me pas sigurisht qe ne i kemi te gjitha mundesite per te kremtuar keto dite me te gjithe dinjitetin qe ato meritojne tha Berisha. Partia Demokratike kishte parashikuar gjithashtu qe te zhvillonte festime edhe me 15 dhjetor diten e pare kur do te hyje ne fuqi vendimi i BE-se per te levizur pa viza. Por ende nuk dihet nese kjo feste do te zhvillohet te merkuren apo do te shtyhet.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›