Plas te Franca, lojtarët nuk stërviten
Në shenjë solidariteti me futbollistin, lojtarët e tjerë nuk kanë pranuar të zhvillojnë stërvitjen e ditës së djeshme. Madje kapiteni Patris Evra ka patur një zënkë me përgatitësin atletik Robert Duverne dhe vetëm ndërhyrja e trajnerit Domenek ka shmangur degjenerimin e situatës.
Pas këtij momenti Evra së bashku me lojtarët e tjerë të skuadrës kanë përshëndetur tifozët e paktë që kanë qenë prezentë në këtë situatë, duke lënë të vetëm në mes të fushës përgatitësin atletik Duvernë. Ngjarjen e pakëndshme e ka ndjekur edhe i deleguari i federatës franceze të futbollit Zhan Luis Valentin, i cili ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga kjo detyrë.