Pujoli s’ka dyshime: Spanja do të rikthehet
“Duhet të kemi respekt për kundërshtarin, që luan mirë në mbrojtje dhe ka lojtarë të shpejtë të cilët mund të na vënë në vështirësi me kundërsulme. Nuk e dimë se si do të luajnë ata, por dimë se si do të luajmë ne. Me stilin tonë, duke synuar të shënojmë shpejt. Jemi të etur për të fituar”, u shpreh mbrojtësi në konferencën e shtypit.
Pujol e quajti “incident” humbjen në ndeshjen e parë kundër Zvicrës dhe shtoi se skuadra mezi pret të zbresë në fushë për të rigjetur fitoren. Trajneri Del Boske mund të bëjë disa ndryshime në formacion, megjithatë, për kapitenin, mënyra e lojës ka për të mbetur e njëjta: “Kushdo që të luajë, do të ndjekë të njëjtën mënyrë loje. Do ta mbajmë topin dhe do të luajmë shpejt për të krijuar raste”.