Lipi mbron skuadrën dhe veten
Sipas Lipit, fati nuk ishte me italianët në takimin e djeshëm, pasi “ashtu si me Paraguajin, u ndëshkuam në të parën zbritje të kundërshtarit. Ndeshja filloi keq për ne. Pastaj luajtëm në sulm dhe nuk na mungoi dëshira për të shënuar. Por na mungoi qartësia. Gjithsesi duhet të fitojmë ndeshjen e fundit, për të kaluar grupin”.
Pas pushimit u pa një Itali më sulmuese në letër, por e ngathët në fushën e lojës. Lipi nuk është dakord as me këtë: “Në pjesën e dytë futa Di Natalen dhe Kamoranezin për të krijuar hapësira. Kishim shumë cilësi, të cilat nuk ditëm t’i shfrytëzojmë. Nuk i vë faj asnjë reparti, sepse kur je në disavantazh, i provon të gjitha mënyrat për të shënuar”.
Pyetjes së gazetarëve lidhur me lojtarët që ka marrë me vete në Afrikë dhe ata që ka lënë në shtëpi, tekniku italian iu përgjigj kështu: “Jam plotësisht i bindur në zgjedhjet e mia. Jam i bindur gjithashtu se asnjë nga lojtarët që nuk kam grumbulluar, nuk mund ta zgjidhte këtë ndeshje”.