E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti për kupat e Europës, "buzëqeshin" shqiptaret

Skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, Besa e Kavajës, do të luajë në turin e dytë të Ligës së Europës kundër grekëve të Olimpiakosit. Sfida e parë do të luhet në stadiumin e Kavajës më 15 korrik, kurse e kthimit një javë më pas në Pire'.

Kampionët e Dinamos do të përballen në turin e dytë të Ligës së Kampionëve me kampionët e Moldavisë, FC Sheriff. Një skuadër më e dobët se blutë e kryeqytetit, të paktën në letër. Një shans i mirë ky për skuadren e Dinamos për të kaluar ketë tur. Gjithsesi mbetet për t’u parë në fushën e lojës. Ndeshjet e para do të luhen më datë 29/30 qershor kurse ato të kthimit 6/7 korrik. Takimin e parë dinamovitët do ta luajnë në Moldavi.

Në turin e parë të Ligës së Europës, Tirana gjen ekipin e ZTE. Hungarezët e mbyllën në vendin e pestë sezonin e kaluar dhe siguruan pjesëmarrjen në Ligën e Europës si finalistë në Kupën e Hungarisë. Ndërkohë, surpriza e kampionatit shqiptar, Laçi, do të përballet me bjellorusët e Dnepr Mogilev. Ekipi bjellorus renditet në vendin e 4-t me 21 pikë kur është luajtur java e 15-e kampionatiti vendas. Ndeshjet e para do të luhen më 1 korrik, kurse ato të kthimit më 8 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›