Plas tek Anglia, Federata i heq shiritin Territ
LONDER-Xhon Terri nuk do të jetë më kapiten i Anglisë. Vendimi është marrë nga Federata Angleze e Futbollit, pas akuzave për racizëm të mbrojtësit të Çelsit kundrejt Anton Ferdinand. Një lajm i tillë ka shokuar edhe Fabio Kapelon, që nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim, duke e quajtur atë ndërhyrje në punën e tij. Por, në fund italiani është dorëzuar, duke parë fushatën anti-Terri në gjithë Anglinë. E ndërkohë, mbrojtësi është duke menduar të lërë futbollin, duke parë gjithë këtë presion ndaj tij.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)