E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga ndjek punimet e ditës së dytë të konferencës së 48-të të sigurisë në Mynih

PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po merr pjesë në ditën e dytë të Konferencës së 48-të të Sigurisë, e cila po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Në punimet e paradites me kumtesat e tyre u paraqitën Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hilary Clinton, Sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Leon Panetta si dhe sekretari i NATO-së, Anders Fogh Rassmusen.
Presidentja Jahjaga, në kuadër të Konferencës do të takoj përfaqësues të vendeve të ndryshme pjesëmarrëse dhe gjithashtu edhe të Gjermanisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›