E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, makina përplaset me shtyllën, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është shënuar mbrëmjen e sotme në Korcë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një automjet është përplasur me një shtyllë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur Aldi Dervishi, 28 vjeç, ndërsa janë plagosur , Elton Kujtimi, Erlinda Kujtimi dhe Laerta Xhani. Ndërkohë të lënduarit janë dërguar menjëherë në spitalin e këtij qyteti për të marrë ndihmën mjekësore. Mësohet se shkak i aksidentit kanë qenë kushtet e këqija të motit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›