E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini Bastet Armiku numer nje i futbollit

Numri nje i UEFA-s ne nje interviste per Sky Calcio 24 pohoi se futbolli italian fale dhunes kishte humbur shkelqimin qe kishte pak vite me pare

Ne nje interviste per Sky Calcio 24 numri nje i UEFA-s Mishel Platini ka evidentuar armikun numer nje te futbollit. Behet fjale per bastet qe sipas francezit jane nje problem i ri per boten e futbollit. Platini i beri thirrje Bashkimit Evropian qe ti beje syte kater perballe ketij problemi. Ceshtja e basteve eshte nje ceshtje shume serioze. Ne mund te kemi probleme me dhunen ne stadiume me racizmin si dhe me shume gjera te tjera por bastet mendoj se jane problemi yne kryesor. Kur ato futen lsquone loje atehere gjithcka behet me e veshtire. Them keshtu pasi me bastet mund te korruptohet ndonje lojtar dhe rrjedhimisht rezultati i nje takimi mund te merret vesh qe para se te zhvillohet. Pra ne qofte se ndodh keshtu cdo gje ka marre fund. Duhet te kemi shume kujdes. Une u bej nje apel futbollisteve kini kujdes mos e shkaterroni lojen.

Klubet imorale

Gjate intervistes se dhene Mishel Platini zbuloi se muajin e ardhshem UEFA do te publikoje listen e klubeve evropiane imorale. Sipas Platinise kjo liste do te kete emrat e gjithe atyre skuadrave qe nuk respektojne fair play-n si dhe nuk jane ne rregull me bilancet. Per kete pike Platini zbuloi se kesaj liste nuk i mungojne skuadrat italiane.

Skandali i Euro 2012-es

Mbi skandalin e Evropianit te 2012-es numri nje i UEFA-s edhe pse u duk qarte se u bezdis nga pyetja pohoi se duhet te serviren provat. Eumlshte shume e lehte qe te akuzosh te tjeret. Ne Marangosit ish-ekonomisti i Federates Qipriote te Futbollit qe akuzoi UEFA-n se i kishte dhene pa te drejte shansin per organizuar Euro 2012-en Ukraines dhe Polonise i kemi kerkuar provat por ai nuk na i ka dhene. Ai nuk na ka dhene asgje - tha Platini.

Mbi futbollin italian

Me pas ish-numri dhjete i Juventusit dha mendimin e tij edhe per futbollin italian Nuk eshte me i pari ne Evrope. Tashme i ka mbaruar cikli. Mendoj se para futbollit italian qendron ai spanjoll dhe ai anglez. Ku ka humbur pike Eumlshte e veshtire te gjesh shkaqet. Gjithsesi mendoj se nje pjese e mire e lsquofajit i shkon dhunes qe keto vite eshte rritur shume ne krahasim me kohen kur une luaja ne Itali. Ju tregoj se nese nje lojtar i madh sheh qe stadiumet mbeten bosh atehere mendon qe te mos shkoje ne keto impiante. Gjithashtu them se episodet e dhunes qe shihen rendom ne stadiumet italiane i shtyjne futbollistet qe te mos vijne ne Itali. Lojtaret duan te shkojne aty ku ne nder te tyre organizohen festa te medha aty ku ka entuziazem. Ky eshte mendim im edhe pse dikush mund ta konsideroje si te gabuar - tha Platini.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›