Formula 1 Ferrari-Alonso ja dialogu i deshtimit

E perditshmja italiane Corriere della Sera publikoi dje disa pjese te bashkebisedimit midis inxhiniereve te Ferrarit dhe Alonsos
Kater dite pas disfates se kokekuqes ne Abu Dabi Corriere Della Serapublikoi dje detaje dhe fraza te asaj levizje te cmendur qe beri Ferrari ne xhirot e para te cirkuitit te Jas Marines. Fale ketyre vendimeve dhe paaftesise per te kaluar nje veture Renault drejtohej nga debutanti Petrov Fernando Alonso ne garen e fundit u fut si lider i Boterorit humbi titullin kampion qe do te ishte i treti per te ne karriere.
Xhiroja e 9-te
Stela inxhinieri i makines se Alonsos njofton spanjollin Ke fituar tre te dhjetat mbi Veberin. Po ashtu edhe Felipe Masa po afrohet.
Xhiroja e 12-te
Spanjolli i Ferrarit ben tri xhiro gara rinisi pasi makina e sigurise qe u fut pas aksidentit te Shumakerit u largua dhe Stela informoi Alonson Veberi ndaloi ne bokse ndersa Feteli po humb terren ndaj Hamiltonit. Me pas Fernando Alonso ia kthen Nese Felipe mundet qe te parakaloje brenda nje xhiroje atehere thirreni ne bokse. Nga Ferrari replikojne Po mendohemi ti perqendrohu tek Bateni.
Xhiroja e 14-te
Alonso ne xhiron e 14-te lidhet perseri me tekniket per ti pyetur per situaten Si shkoi me Felipen. Inxhinieret e Ferrarit pergjigjen Doli pas Veberit.
Xhiroja e 15-te
Ne xhiron e 15-te kur te gjithe mendonin se Ferrari do te vazhdonte me strategjine e vet erdhi dhe njoftimi nga inxhinier Kris Dajer. Alonso tani duhet te futesh ne boks. Spanjolli i pergjigjet OK. Nderkohe qe nga boksi kerkojne te jete te sakte dhe i thone Do te dalesh prane Veberit je para tij.
Xhiroja e 17-te
Menyra se si e zgjidhi kete situate Ferrari ishte e cmendur. Keshtu pak xhiro pasi doli ne piste Alonso kuptuan te gjithe protagonistet per gabimin e bere. Alonso kur u fut ne gare pyeti Si eshte situata Dhe inxhinier Stela u pergjigj Duhet qe te parakalojme Renault qe kemi perballe nuk ka me ndalesa. Me pas eshte Rosbergu. Ne xhiron e 17-te Alonso dhe personeli qe ndodhet ne bokse kuptojne se kjo histori u komplikua.
Xhiroja e 22-te
Ne xhiron e 22-te Stela i deshperuar i zene nga paniku i dergoi disa sinjale Fernandos E di qe po jep maksimumin por eshte shume e rendesishme qe te parakalosh Petrovin. Pas kesaj fraze spanjolli provon disa here ti afrohet rusit por nuk ia del qe ta parakaloje. Ndersa Feteli priti qe Bateni te futej ne bokse dhe mori vendin e pare. Keshtu edhe Ferrari i dha fund agonise se saj ne cirkuitin e Jas Marines.
Letra
Dje numri nje i Ferrarit Luka di Montezemolo nepermjet nje letre te publikuar ne sajtin zyrtar te Ferrarit u shprehu tere keqardhjen e tij tifozeve te zhgenjyer te kokekuqes. Numri nje i skuderise nga Maranello edhe ne kete leter nuk evitoi qe te fliste per gabimet e bera nga boksi.