E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini: “Do ta mbroj FSHF-në”

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, pohoi dje edhe një herë se institucioni që ai drejton do t'i dalë në krah Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) pas konfliktit të fundit të saj me shtetin shqiptar. "Do ta mbroj FSHF-në, - u shpreh francezi i shquar për "Top Channel"-in, - sepse një gjë të tillë e bëjmë me të gjitha federatat në Europë". UEFA dhe FIFA kërcënuan para dy ditësh përjashtimin e Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare nëse qeveria nuk heq dorë nga auditimi i fondeve të dhëna nga këto dy institucione për FSHF-në. Qeveria shqiptare pohon se është e drejtë e saj të bëjë auditim në Federatë, meqë kjo është shoqatë që merr fonde nga shteti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›