E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vata: “E kemi vetë në dorë kampionatin”

"Për ne do të jetë e rëndësishme, që të punojmë më shumë për dyluftimet". Ky është mendimi i një futbollisti karrierë si shqiptari 36-vjecar Fatmir Vata. Madje, është një rekomandim jehonë i fjalëve të trajnerit të Tus Koblenz, Uve Rapolder. "Ne e e kemi vetë në dorë, që për pjesën tjetër të sezonit të grumbullojmë më shumë pikë së ne fazën e parë", - shton ish-sulmuesi i Komëbtares shqiptare.
TuS Koblenz do të përgatitet edhe për nëntë ditë të tjera në Bad Betrich, dhe falë edhe kohës së butë, tekniku Rapolder e konsideron ideale për stërvije në prag të sfidës me Mainz 05 në javën e parë të fazës së dytë të Bundesligës 2. "Duhet të jemi sa më shumë agresivë me topin", - thotë trajneri që në stërvitjen në Bad Betrich do i vendosë theksin anës taktike.
Edhe shqiptari nga Mali i Zi, Ardian Gjokaj flet për "Rhein Zeitung": "Ne mund të luajmë nga 15 deri 20 për qind më mirë". 28-vjecari Gjokaj, i blerë gjatë merkatos së verës të vitit të kaluar, ka shënuar katër gola për Tus Koblenz.
"Unë mendoj se duhet të jem i kënaqur", - thotë Gjokaj për uebsajtin rhein-zeitung.de. "Më ndihmon shumë fakti, që tani unë do të jem në gjendjen që kanë të tjerët", - thotë këmbëmajti, i cili do të jetë në formacionin startues kundër Mainz 05. Gjokaj dëshiron të shënojë në takimin e 3 shkurtit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›