Han mbyll Antalian, çel Europën

Trajneri holandez Ari Han mbylli serinë e parë të telenovelës së tij me përfaqësuesen shqiptare, me përfundimin e seancës së fundit në zborin turk të Antalias, ku kandidatët kuqezinj u grumbulluan në urdhrat e tij për 10 ditë. Seanca e fundit ishtë të mërkurën dhe në përfundim të saj, Han falënderoi të gjithë lojtarët e grumbulluar për impenjimin dhe seriozitetin e shfaqur gjatë përgatitjeve.
Tekniku bëri të ditur se shumë prej lojtarëve do të merren në konsideratë nga stafi teknik për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit në Antalia përfaësuesja (B) zhvilloi edhe një ndeshje miqësore me skuadrën nga Kazikastani, Kazaskin të mbyllur në barazim 2-2 (dy gola të Migen Memellit për kuqëzinjtë). Ky grumbullim ishte i pari për trajnerin nga Holanda cka i shërbeu atij dhe stafit teknik të skuadres që të bëjë evidentimin e lojtarëve më cilesorë të kampionatit kombëtar të futbollit.
Skuadra do të mbërrijë të enjten në Tiranë në orën 10:30. Trajneri Han në fillim të muajit shkurt do të fillojë turin e tij në Europë ku do të ndjekë nga afër lojtarët shqiptarë. Më 21 mars, Shqipëria pritet të luajë miqësoren e parë në rang përfaqësuesesh nën drejtimin e Ari Hanit, me Arabinë Sauditë, ndërsa më 26 mars do të udhëtojë drejt Moldavisë, për t'u ndeshur me kombëtaren e këtij vendi.