Henri Shiba “i ofrohet” Juventusit

Bledar Kuka
Jo nga ndonjë menaxher, as nga njerëzit e lidhur direkt me klubin torinez. Por nga një faqe sportive në internet, të quajtur "sportitalia.com". Në një artikull me titull "Juve, strategji për t'u riparë", kjo faqe interneti i sugjeron bardhezinjve edhe sulmuesin shqiptar, Henri Shiba, mes të tjerëve. "Interesant një shqiptar i Novarës, - shkruan "sportitalia", - Henri Shiba duket se di të shënojë në cdo mënyrë dhe ka një vështrim shumë të mirë për portën". Sipas "sportitalias", në Itali po rriten sidomos sulmues që gjithë Europa i ka zili. Mes tyre është edhe Shiba, por edhe Mikele Markoni, më i reklamuari nga të gjithë që luan edhe me Italinë U18. Ky i fundit ngjason me Pacinin e Fiorentinës, por është më i fortë fizikisht ndonëse më i dobët teknikisht sesa fiorentini. Shiba, 19-vjecar, është vëzhguar edhe nga klube të tjerë italianë, si përshembull Foxha apo Benevento. Rexhina e ka ndjekur Shibën ashtu si edhe lojtarët e tjerë të huazuar si Kastilia e Ceravolo me synim që t'i tërheqë në momentin që do të kenë fituar përvojën e duhur në kategoritë më të ulëta. Shiba u ftua në Shqipërinë U19 dhe pastaj në U21, por në atë kohë ai akuzoi trajnerin e Shpresave, Artan Bushati, se i kishte kërkuar para për ta marrë në ekip. Bushati e hodhi poshtë këtë akuzë dhe shkoi në gjyq.