E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto’o-Inter, Anzhi thotë “jo”

SHKRUAN: Jeton Selimi 14-10-2011 15:26

Samuel Eto’o në huazim tek Interi është “një skenar që nuk ekziston as në një makth”. Për të përgënjeshtruar hipotezën që sulmuesi kamerunas mund të rikthehej për disa muaj në klubin ku fitoi tripletën gjatë pauzës dimërore të kampionatit rus, ka rënë poshtë. Është drejtori general i Anzhi Makhaçkalas, German Kritjakov që rrëzon lajmet e ditës së djeshme.

Skenar i paimagjinueshëm

“As në një makth nuk është e mundur të imagjinosh një skenar të ngjashëm”, - ka deklaruar drejtori duke ndërhyrë në forumin on-line të tifozëve, deklaratë që u publikua menjëherë nga mediat ruse. “Gjatë pauzës dimërore (nis më 6 nëntor), - ka shpjeguar ai, - Eto’o do të përgatitet për pjesën e mbetur të sezonit tek Anzhi me të gjithë profesionalizmin e tij”. Eto’o mbërriti në klubin e Makhaçklas në Dagestan gjatë muajit gusht, duke u bërë lojtari më i madh që militon në kampionatin rus. Blerja e sulmuesit bën pjesë në planin ambicioz të oligarkut Sulejman Kerimov, padron i klubit, për ta ngritur Anzhin në rangun e skuadrave më të mëdha të Europës.

Agjenti: Ishte vetëm një ide

“Ishte vetëm një ide”, - deklaron agjenti i lojtarit. Klaudio Vigoreli: “Nuk e di sesi doli kjo hipotezë. Është një ide joshëse, sigurisht, por dua të saktësoj diçka: nuk ekziston asnjë tratativë. Është folur shumë për këtë, por nuk kemi të bëjmë me asgjë më shumë, veçse me një ide të hedhur në letër ,– thotë Vigoreli. - Dje në Milano, nuk jemi takuar me drejtuesit e Interit për të folur sesi ta kthejmë sulmuesin në zikaltër. Klubi rus ka programet e tij, turnetë e tij dhe qëllimet e tij të merkatos dhe nuk e dimë ende pozicionin e tyre. Mund të ketë shumë çështje për të zgjidhur, përfshirë edhe ndonjë dëmtim të mundshëm të Eto’o. Ndaj është herët të flasim për këtë gjë”. Vigoreli konfirmon se “Samuel do të kishte dëshirë që të stërvitej në të ngrohtin e Italisë, ndryshe nga klima ruse. Megjithatë, nuk ka asgjë konkrete, asnjë tratativë dhe as po shtyjmë që të kemi një tratativë”.

Forlan, një muaj larg fushave

Nga një sulmues, te tjetri. Nga një shpresë që rrezikon të zhbëhet (ajo e tifozëve për të parë To’o në zikaltër) te një frikë që konfirmohet, edhe më e rëndë sesa fillimi. Është serioz dëmtimi i Diego Forlanit. Sulmuesi, që u dëmtua në ndeshjen Uruguaji-Paraguaji, do të jetë larg fushave të lojës për të paktën një muaj: vëzhgimet kanë shquar një dëmtim në gradë të tretë të bicepsit femoral të këmbës së majtë. Dëmtim muskulor edhe për Filip Kutinjon, që ka lënë përgjysmë stërvitjen e djeshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›