Platini: Jo teknologjisë, po gjyqtarëve shtesë
Në vend të përdorimit të mikroçipeve me sensorë në vijën fatale, Platini mbështet idenë e shtimit të numrit të gjyqtarëve në fushë. Kreu i futbollit europian është i hapur ndaj mënyrave alternative të marrjes së vendimeve në rastet e dyshimta gjatë një ndeshjeje futbolli.
I ftuar në programin e Pietro Kiambretit, “Chiambretti Night”, në lidhje me rastin “Henri”, Platini tha: “Nëse do ta kisha bërë unë në kohën time, askush s’do ta kishte parë. Por sot e panë të gjithë dhe kjo ndryshon gjithçka. Pra, ka dy mënyra për ta zgjidhur: shtojmë numrin e gjyqtarëve, ose përdorim teknologjinë. Unë jam për faktorin human, sepse gjykimi duhet të jetë i tillë”.