"MARUBI" DHE INATI I BERISHES
Jo vetëm për akademinë "Marubi", por edhe për gazetën "Tema", incidentet nuk kanë të bëjnë fare me respektimin apo shkeljen e ligjit nga Kujtim Çashku dhe Mero Baze. Si edhe në jo pak raste të tjera të këtij lloji, rrënja e konfliktit duhet kërkuar tek inati, mllefi apo edhe interesi i Kryeministrit Berisha. Thuajse 20 vjet pas përmbysjes së monumentit të diktatorit Enver Hoxha, ne kemi krijuar përsëri qeveri, pushtete dhe kryeministra, që u kallin tmerrin qytetarëve, sepse kanë në dorë t‘u bëjnë gjëmën, t‘u shkatërrojnë jetën, biznesin, t‘u mbysin lirinë e fjalës. Sepse kanë në dorë ligjin dhe, bashkë me të, edhe pushtetin antiliri dhe shtypës të padrejtësisë. Është një marrëdhënie perverse tipike për diktaturën që përmbysëm 20 vjet më parë, por që është ringjallur përsëri me emra dhe flamuj "demokracie". Dhe aty ku një Kryeministër është i plotfuqishëm të bëjë padrejtësi dhe të shfryjë "me ligj" mllefin ndaj kujtdo që e ka inat, demokracia është një mashtrim, një degë ulliri që maskon zinxhirët e despotizmit.
***
Nuk e dihet se në ç‘kallo e ka shkelur Çashku Kryeministrin Berisha, por dihet fare mirë se në ç‘kallo e ka shkelur Berishën gazetari Baze. Nuk e dihet se ç‘mllef ka Berisha që i turret "Marubit", por dihet me saktësinë më të madhe se përse i është vërsulur gazetës "Tema" dhe vazhdon ta mbajë të prangosur prej më shumë se një muaji. Në rastin e "Temës" është e vërtetuar, me saktësinë e një aksiome, se nuk është "nevoja publike" për të mbrojtur prodhimin e kartave të identitetit nga ndonjë rrezik (çfarë sajimi!), por tërbimi i Berishës nga akuzat e "Temës" për korrupsion galopant të vetë Kryeministrit dhe familjes së tij, çoi në bllokimin e gazetës me policë. Nëse do të ishte fjala vërtet për një "interes publik", nuk ka interes më të lartë publik sesa respektimi i ligjit.
Prandaj, gjëja e parë që duhet të bënte Berisha, do të ishte largimi i policëve, në mënyrë që gazetarët e "Temës" të mund të uleshin në kompjuterët e tyre, të lirë për të shkruar përsëri edhe kundër Berishës. Sepse gazeta "Tema" ka në dorë një vendim gjykate, një urdhër përmbarimi që detyron qeverinë të largojë policët nga dyert e saj. Por kjo nuk ndodh. Përse? Ngaqë mllefi i Berishës është më i fortë se ligji, inati i Kryeministrit është më i fortë se e drejta. Në raste të tilla, ligji dhe "interesi publik" përdoren vetëm si gjethe fiku për të fshehur hallatet e një hakmarrjeje perverse të pushtetit kundër të gjithë atyre që kundërshtojnë pushtetin. Kam bindjen së kështu është edhe në rastin e Çashkut. Vërtet atij mund t‘i jenë gjendur disa shkelje të ligjit fiskal apo të tjera shkelje. Por problemi i vërtetë nuk është ky. Sepse, ndërkohë ka shumë subjekte, madje shumë afër "Marubit", që nuk shlyejnë detyrimet fiskale, por që nuk kërcënohen fare, as nga ligji dhe as nga pushteti. Përse? Sepse Berisha nuk i ka inat dhe kur nuk të ka inat Kryeministri, mund të shkelësh edhe ligjin.
Një ilustrim ende i freskët i kësaj dukurie është ai i "Top Media"-s, mbi të cilën, më shumë se një vit më parë, u ushtruan kontrolle, presione dhe gjoba fiskale vrasëse në një kohë që të tjera kompani mediatike u gëzoheshin parajsave fiskale nën qiellin blu të qeverisë "Berisha". Përse ky standard i dyfishtë, përse kjo tendencë për ta zbatuar ligjin në mënyrë selektive? Gjithçka lidhet me inatin e Kryeministrit. Ai e kishte inat "Top Media"-n se e kritikonte, ndërsa të tjerët nuk i kishte inat, se nuk e kritikonin. Por zbatimi në mënyrë selektive i ligjit është një nga format më të rrezikshme të dhunimit të ligjit. Për faktin e thjeshtë, por jo të lehtë për t‘u kuptuar, se thelbi i ligjit është drejtësia dhe thelbi i drejtësisë, barazia para ligjit. Midis dy të këqijave, më e vogla është që ligji të mos zbatohet fare sesa të zbatohet në mënyrë selektive. Sepse në rastin e parë tregohet se ligji nuk është i fortë sa duhet, por në rastin e dytë, se është i komprometuar. Në rastin e parë problemi shtrohet për zgjidhje, ndërsa në të dytin është zgjidhur keq dhe duhet korrigjuar. Dhe ky rast i drejtësisë dhe ligjit është një nga ato raste, ku është më vështirë të korrektosh se të ndërtosh nga e para. Sido që të jetë.
Është shumë e rrezikshme për demokracinë, mirëqenien dhe lumturinë e qytetarëve të Shqipërisë që gjërat të mbeten edhe për një mandat tjetër politik kështu si janë sot. Vendi, shteti, qytetarët kanë nevojë urgjente për drejtësi. Duhet drejtësi që njerëzit të mos hiqen me mijëra nga puna për motive politike, që gazetarit të mos i mbyllet goja nga pushteti, që pronari të marrë pronën e grabitur, por edhe atij që e ka marrë, të mos i grabitet me lloj-lloj "arsyesh publike" nga njerëzit afër pushteteve. Duhet drejtësi e lirë dhe e pavarur nga qeveria, që të luftohet korrupsioni i qeverisë që pasuron një grusht njerëzish me paratë e popullit, duke varfëruar popullin. Por kur ligji zbatohet në mënyrë selektive nga Kryeministri, ai nuk është më armë e drejtësisë, por e hakmarrjes. Një ligj që nuk zbatohet për të gjithë nuk prodhon drejtësi, por diskriminim e persekutim. Prandaj, shumë shqiptarë sot ndihen të diskriminuar e të persekutuar. Në "demokraci"!
***
Nëse "Marubit" i janë konstatuar shkelje, duhet të përgjigjet. Po jo më shumë se sa e kërkon e drejta, ligji. Dhe e kërkon ligji dhe e drejta që "Marubi" të mbyllet sikundër edhe po ndodh? Ndërkohë është e pafalshme, është dhunim i ligjit, që miqtë e Kryeministrit të mos ndëshkohen për dhunim të ligjit, që mund të jetë thuajse simetrik me atë të "Marubit". Kryeministrat nuk duhet të kenë pushtet mbi agjencitë e zbatimit të ligjit për t‘u dhënë urdhër (dhe kjo s‘ka nevojë për shkresa) se kur duhet dhe kur nuk duhet të veprojë ligji. Një situatë e tillë është tipike për partinë-shtet, për totalitarizmin apo despotizmin ku drejtësinë nuk e bën ligji, por partia, qeveria, byroja politike dhe Kryeministri, që është edhe udhëheqësi i partisë. Dhe Shqipëria vuan sot nga një despotizëm i tillë. Ta shërosh atë do të thotë pikërisht që kryeministrave t‘u hiqet nga dora rrufeja e ligjit që i bën ata "Zeus"-a lirivrasës, të veshur me pushtetin tmerronjës të padrejtësisë. Midis pushtetit të ligjit dhe pushtetit të Kryeministrit (jo vetëm Berishës sot, por edhe cilitdo Kryeministri nesër), duhet të ngrihet "muri i Berlinit" që i ndan rreptësisht. Është i vetmi mur që i shërben demokracisë jo duke e shembur, por sa më pakapërcyeshmërisht ngrihet mes këtyre pushteteve. Ndryshe, shumë shpejt, nuk do të jetë drejtësia që do kontrollojë zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës nga qytetari kryeministër (kushdo qoftë ai), por do të jetë ky i fundit që do përpiqet t‘i japë fund drejtësisë, ligjit, qytetarisë dhe demokracisë. Sikundër edhe mjerisht ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në këta thuajse 20 vjet pas përmbysjes së enverizmit, por edhe të ringritjes së partisë-shtet.