Platini: Masa të forta për “fair-play”-n financiar
TIRANE-Presidenti i UEFA-s Mishel Platini ka kërcënuar edhe njëherë klubet në rast se nuk respektojnë “fair-play”-n financiar. “Do të merren masa jo populiste, duke nisur nga përjashtimi nga Kupat e Evropës, në të kundërt futbolli do të vdesë”, deklaroi numri 1 i futbollit europian. Platini e pati dhënë që në gusht alarmin për klubet, ndërsa tani ai nënvizon se humbjet janë shtuar. “Nuk është problem parash, por menaxhimi”, tha ai. Duke folur për teknologjinë në fushë, ai tha se shpreson që të mos funksionojë.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)