E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini: Me shume gjyqtare ne ndeshje

Diskutimet e shumta per golin e Adrianos, ne derbin Inter - Milan vazhdojne, nderkohe ne lidhje me kete episod eshte shprehur edhe kreu i UEFA-s, Platini. "Rritja e numrit te gjyqtareve ne nje ndeshje do te ishte mire se, ne vend qe te vendoset teknologjia." Kjo eshte ideja e hedhur nga presidenti i UEFA-s, Mishel Platini. "Nje arbiter mund te veproje gabim, ne nuk kemi nevoje per teknologji. Si mund te shmangen raste te tilla si kur akuzohet Adriano se shenoi me ndihme e dores, ne porten e Milanit dhe gjykata sportive nuk kishte asgje te mjaftueshme per te ndryshuar rregullat. "Rritja e numrit te arbitrave do te shmange 80% te gabimeve qe behen ne ditet e sotme. Futbolli nuk duhet te ndryshoje, - thote Platini, - sepse njeriu nuk mund te ece ne nje hap me ritmin dixhital." Duhet te ndalohen edhe transferimet e lojtareve nen 18 vjec, pasi eshte shkelje nderkombetare e "femijeve". Sipas ketyre rregullave, ndalohet shfrytezimi i femijes ne pune," - thote i bindur Platini. "Jemi te gjithe te tronditur kur zbulojme se femijet jane duke punuar ne nje fabrike. Por askush nuk flet nese nje femije eshte blere nga nje skuader e huaj. Ky eshte nje realitet ne te gjithe boten," - theksoi Platini. Per presidentin e UEFA-s, "shfrytezimi i femijeve ne pune dhe trafikimi i tyre mund te jete me i lehte, duke u mbuluar ne petkun e futbollit. "Prandaj duhet te ndalojme transferimet e femijeve nen moshen 18 vjec, sepse ky rregull inkurajon trafikimin e tyre," - perfundon Platini.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›