Nuk paraqitet tenisti izraelit ne Dubai, si shahistet shqiptare me 1972
Njihen problemet mes botes arabe dhe Izraelit, ne 60 vitet e fundit. Ne lindjen e Mesme, dhenia e vizave per izraelitet eshte bere gjithmone edhe me e veshtire. Nje tenist nga Izraeli, Shahar Peer nuk eshte pajisur me vize. Per kete arsye nuk eshte zhvilluar ndeshja, e planifikuar qe te luhej ne Emiratet e Bashkuara Arabe, diten e shtune. Kjo ndeshje eshte shtyre per t'u zhvilluar te marten. Turneu i tenisit qe po zhvillohet gjate ketyre diteve ne Dubai, ka sjelle edhe perplasje politike. Organizatoret e ketij turneu po perballen ne Dubai me nje rast te ngjashem, qe krahasohet me nje ngjarje te ekipit shqiptar te shahut, ne Olimpiaden e vitit 1972. Ekipi shqiptar nuk deshironte te luante ndaj Izraelit dhe per kete arsye nuk eshte paraqitur ne ndeshje. Me pas organizatoret e kane eliminuar ekipin tone. Shqiperia protestoi, duke pretenduar se ekipit i ishte prishur makina gjate rruges, duke mos arritur ne kohen e duhur per te zhvilluar ndeshjen. Ne vend te 4 pikeve te plota, Izraelit iu dhane tre pike. Por me vone Shqiperia kreu te njejtin gjest, ndaj Greqise. Ne tri raundet qe zhvilloi kombetarja e shahisteve nga Shqiperia, u perserit e njejta ngjarje, cka zbuloi edhe arsyen se perse Shqiperia nuk deshironte te luante me disa kundershtare. Gjithcka eshte cilesuar politike. Keshtu shahistet shqiptare jane terhequr, duke mos pranuar te luajne ndaj Greqise. Te gjithe kane mbetur te habitur me sjelljen e ekipit te shahisteve nga Shqiperia, ne Olimpiaden e vitit 1972. Nje sjellje e ngjashme ishte shenuar, nga i njejti ekip i vendit tone ne vitin 1970, kur shahistet shqiptare refuzuan te luanin me ekipin nga Afrika e Jugut. Rasti i fundit eshte teper i ngjashem. Organizatoret dhe Federata Nderkombetare e Tenisit, duke marre shkas nga rastet e kaluara, duhet te nderhyjne ne rastin e fundit.