Platini: “Te krijohet policia sportive”

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, synon mbrojtjen e futbollit nga dhuna e racizmi dhe bosi i futbollit kontinental tha se eshte duke pare me precedence krijimin nje partnershipi efektiv midis qeverive europiane, forcave te policise dhe trupes sportive per te ruajtur shpirtin e futbollit dhe vlerat e tij. "Sporti, ne vecanti futbolli, eshte duke vuajtur nga nje semundje e tmerrshme ne disa vende, semundje qe eshte bere gangrene", - tha Platini, i cili kerkoi edhe ne fillim te ketij viti krijimin e policise sportive kunder dhunes se tifozeve, korrupsionit, pastrimit te parave, dopingut dhe basteve ilegale. "Popullariteti i sportit tone shpeshhere terheq ekstremistet, te cilet infiltrohen brenda tifozerive te klubeve, pushtojne stadiumet dhe perpiqen te shperndajne ideologjine e tyre nihiliste", - shtoi ai. "Dhuna eshte nje problem i te gjithe shoqerise dhe futbolli eshte ne zemer te jetes sone shoqerore. Ne kemi nevoje ta mbrojme sportin dhe t'i detyrojme te tjeret te respektojne ligjet. Ne nuk duhet te harrojme kurre se futbolli nuk eshte imazhi dramatik qe kemi pare se fundi ne ekranet tona televizive. Futbolli eshte nje loje, qe i mbush miliona femije perqark Europes me mrekulli. Eshte nje loje qe lejon femijet te rriten me thjeshtesi, por me vlerat e respektimit te rregullave dhe kundershtareve, eshte nje loje qe i lejon te rriturve te rizbulojne shpirtin e tyre feminor brenda vetes se tyre", - perfundoi Platini.