Bundesliga, “përplasen” Skela me Kapllanin

E shtuna në Bundesligë do të prodhojë emocione të mëdha vecanërisht për futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ervin Skelën dhe Emdond Kapllanin, kur dy skuadrat për të cilët ata militojnë, Energi Kotbus dhe Karlsruhe do të takohen mes tyre në "Stadion der Freunschaft" (ora 15:30). Të dy lojtarët shqiptarë priten të luajnë nga minuta e parë, por ndërsa fantazisit Skela ka shënuar 2 gola (+ 2 asistë) në të 14 takimet e aktivizuar (100 % të ndeshjeve), numri 9 i Karlsuhes, Kapllani ende nuk e ka shënuar golin e tij të parë historik në Bundesliga 1 (vetëm një asist goli), edhe pse ka luajtur në 12 takime.
Energi ndodhet në vendin e fundit me vetëm 8 pikë, pas 14 ndeshjes, ndërsa Karlsruhe (ekipi surprizë i këtij sezoni) , pozicionohet në vendin e katërt me 26 pikë, duke qenë brenda zonës UEFA të kampionatit gjerman. Trajneri i Energi Kotbusit, Bojan Prasnikar pohoi për "Bild" se gjatë merkatos së janarit skuadrës së tij i duhen tri lojtarë.
LALA – Hanoveri i kapitenit të Kombëtares shqiptare i ka dhënë lamtumirën Kupës së Gjermanisë (u eliminua nga Shalke 04) dhe tani është përqendruar plotësisht në kampionatin gjerman. Në ndeshjen e fundit Hanoveri humbi në shtëpi 2-3 me Shalken dhe Lala luajti në atë takim vetëm 70 minuta, ku gaboi jo pak në dy raste. Përpara ndeshjes kundër Hansa Rostokut (te premten, ora 20:30), trajneri Diter Heking ka humbur mesfushorin Hano Balitschin (gjendje gripale) dhe në vendin e tij do të luajë shqiptari Altin Lala. Në dyshim të fortë mbetet edhe mbrojtësi Frank Fahrenhorst, nga një dëmtim i pësuar në kavilje.