“Mjegull” midis Anglisë dhe Murinjos

Ende nuk ka një kontakt zyrtar midis Federatës Anleze të Futbollit (FA) dhe Murinjos, edhe pse portugezi konsiderohet një nga kandidatët për të pasuar Stiv Meklarenin e shkarkuar. Ish-trajneri i Celsit mbetet i preferuari i bukmejkërsve për të marrë postin e "Tri luanëve". Rivalë të tij janë edhe Heri Redknap, Fabio Kapelo dhe Jurgen Klinsman. Murinjo deklaroi gjatë një interviste se FA duhet të kontaktojë me të, nëse ajo dëshiron ta ketë atë si trajner të Anglisë.