E Shtunë, 31 Tetor 2026

Platini, fillon lufta me te medhenjte e futbollit

Ende nuk jane bere 48 ore nga momenti kur Platini erdhi ne majen e drejtimit te futbollit evropian, megjithate francezi i shquar paralajmerohet se "nuk do te jete ne gjendje qe te ndryshopje formulen aktuale te liges se kampioneve". Pas teknikut te Mancester Junajtid, Ferguson se "kompeticioni me cilesor ne futbollin evropian po jeton momentin me te mire dhe se nuk ka lindur nevoja per ndryshime", Platini keshillohet dhe nga tekniku i Arsenalit Venger, lidhur me idene e tij ndaj futbollit te metropoleve. Platini qe zevendesoi Johansonin ne krye te UEFA-s do te paraqes ne prill ne komitetin ekzekutiv propozimin per te reduktuar numrin e skuadrave nga vendet me potencial ne futboll ne kompeticionin elite te kontinentit. "Kam frike se ideja e tij mbi ndryshimin e formules se liges se kampioneve do te realizohet pasi nuk do te vendos vetem ai, por vota e komitetit ekzekutiv". Tekniku francez eshte i befasuar me ate qe shume thone "po" per nje propozim te Platinise qe ka pak mundesi realizimi. "Nese Platini kembengul ne do te adaptojme nje qendrim te ashper kunder reduktimit ne tre te skuadrave angleze per ligen e kampioneve". Venger qe ka punuar nen drejtimin e babait te Platinise, Aldo kur ishte te Nansi, zberthen dhe strategjine e ish-kapitenit te Frances per te fituar betejen presidenciale ndaj Johansonit. "Nuk jam i befasuar qe tre vendet e medha votuan kunder Platinise, shpjegoi Venger. Ata votuan per Johansonin. Por Andorra, Serbia dhe te tjeret kishin qene kalkulimi me i mire i bere nga Platini". Dhe pse e paralajmeron se ideja e tij lidhur me formulen e liges se kampioneve do te deshtoje, Venger e vlereson Platinine: "E njoh mjaft mire, me pelqen si person. Eshte inteligjent, ai e do futbollin. Jane 30 vjet njohje".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›