E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini fushate Fair Play financiar ose sanksione

Presidenti i UEFA-s, Mischel Platini zbret sërish në fushë për të mbrojtur projektet që sipas tij do të ruajnë të paprekur futbollit nga efektet negative që rrethojnë sportin më të ndjekur në të gjithë botës. Një nga këto projekte dhe më i rëndësishmi sipas numriot një të qeverisë europiane të futbollit është “fair-play” financiar, i cili do të ruaj ekuilibrat mes skuadrave, të cilat nuk mund të mbyllin sezonin me bilanc negativ. 

Më qartë, asnjë klub nuk mund të shpenzojë në merkato më shumë se sa arkëton gjatë një sezoni. Në të kundërt, sanksionet do të jenë të rënda. “Suigurisht, nuk mund t’i pengojmë skuadrat të shpenzojnë në merkato, por gjithcka duhet të jetë brenda llogjikës financiare. Kemi parën oferta të cmendura, jashtë cdo parashikimi dhe mendoj se kjo gjë i prish ekuilibrat duke forcuar shumë disa skuadra dhe duke dobësuar disa të tjera.

Fair-play financiar është një projekt i rëndësishëm dhe ashtu sic kemi paralajmëruar edhe më parë, skuadrat me bilanc negativ nuk do të regjistrohen në Kupa e Europës”, ka thënë Platini, i cili në mbledhjen e fundit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s, i cili u mbajt në Limasol të Qipros hodhi një tjetër ide për ndryshimin e formatit të Kampionatit Europian, duke nisur nga viti 2016. Formati i prezantuar nga francezi fabvorizon skuadrat e mëdha dhe në të njëjtën kohë sfumon ëndrrën e përfaqësueseve të vogla që shpresonin të kualfikoheshin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit europian, i cili  duke nisur nga Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë do të bëhej me 24 skuadra.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›