Murinjo Askush nuk me largon dot nga Reali

“Askush nuk më largon dot nga Reali”. Me këtë fjali të prerë, Jose Mourinho shpreh edhe një herë prepotencën e tij, duke hedhur poshtë të gjithë zërat që flasin për dyshime mbi të ardhmen e portugezit në pankinën e skuadrës madrilène. Reali e ka nisur në mënyrën më të keqe sezonin e ri të Primera Division, duke marrë vetëm 7 pikë në katër ndeshje me dy fitore, 1 barazim dhe një humbje.
Shifra aspak positive për një skuadër që pretendon titullin kampion, por Mourinjo nuk ndjen asnjë shqetësim. “Unë vazhdoj i qetë punën time. Asgjë nuk ka ndryshuar në objektivat e skuadrës në këtë sezon. Nuk kemi marrë maksimumin e pikëve. Është e vërtetë, por nuk dua t’i kthehem episodeve që kanë ndikuar në ecurinë tonë. Por një gjë është e sigurt. Askush nuk më largon nga puna këtu”, ka bërë të ditur Mourinho.
Përpara ndeshjes së radhës kundër Rayo Vallecani, trajneri portugez shprehet i sigurt për fitoren e skuadrës së tij dhe në të njëjtën kohë mohon polemikat me disa prej lojtarëve të tij më të rëndësisiëhm, sic ishte folur ditët e fundit në mediat spanjolle. “Reali është nëj skuadër e madhe dhe gazetat shpikin cdo gjë rreth saj për t’u shitur më shumës. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e shkëlqyer”, ka përfunduar Mourinho.
Nertan Prifti