Apeli i kuartetit Vetem bisedime izraelito-palestineze

Kërkesa e paralajmëruar e palestinezëve në Kombet e Bashkuara dhe replika e ashpër e Izraelit, fashiten nga kërkesa e kuartetit të negociatorëve për Lindjen e Mesme. Rusia, SHBA, BE e OKB u kërkojnë palëve të kthehen në trezën e bisedimeve e të hartojnë një kalendar të ngjeshur që do t’u mundësojë atyre arritjen e një marrëveshje paqeje para fundit të vitit 2012.
“Brenda tri muajsh, - dekklaroi shefja e diplomacisë evropiane Ketrin Eshton - duam të shohim një progres domethënës në lidhje me çështjen e kufijve”. “Pas fjalimeve në Kombet e Bashkuara të presidentit Mahmud Abaz dhe kryeministrit Benjamin Netanjahu, të gjithë e kuptojnë rëndësinë e dy këtyre dy pikëvështrimeve”, sqaroi Eshton.
Natën e kaluar, presidenti palestinez Mahmud Abass prezantoi kundër dëshirës së SHBA-së dhe Izraelit, kërkesën për anëtarësim të plotë të palestinezëve që do të duhet të diskutohet në Këshillin e Sigurimit. Kombet e Bashkuara njoftuan se do ta diskutojnë kërkesën e palestinezëve për njohjen e shtetit palestinez gjatë ditës së hënë. Në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, mijëra palestinezë ndoqën në ekranet televizive momentin historik dhe festuan me koncerte borish duke kërcyer.
Izraeli vendosi trupat në kufi me Egjiptin, në gadishmëri të lartë. Arsyeja kishte të bënte me informacione të shërbimeve sekrete për një sulm të mundshëm territorial, ndoshta nga Hamasi radikal islamik. Tubime në mbështetetje të kërkesës palestineze u mbajtën dhe në shtetet të tjera. Në Nju Jork disa qindra mbështetës u mblodhën në zona të ndryshme të qytetit nën thirrjet për një zgjidhje me dy shtete bazuar në kufijtë e 1967; cka nga ana e paletinezëve konsiderohet si kompromis pasi jashtë kufijve të një shteti të ri mbetet 80 % e tokave palestineze.
Delina Bitraku