Perballe Vllaznise Lika Synimi te ruajme kreun

Teuta shijon vendin e parë në renditje, pas një sezoni të nisur në mënyrën më të mirë me pikë të plota pas dy ndeshjeve. Suksesi në sfidat me Tiranë dhe Flamurtarit kanë ngritur kuotat e skuadrës durrsake në Superligë, por trajneri I saj Hasan Lika kërkon të ruajë të besuarit e tij nga euforia. Përpos ecurisë positive ndaj dy pretendetëve për titull, tekniku është shprehur se ka akoma vend për përmirësime.
"Unë mendoj se skuadra ka një moment të mirë, kemi maksimumin e pikëve në këto dy ndeshje, pavarësisht se në harkun e 180 minutave ka pasur problemet e tyre. Kemi shfaqur dhe mangësi. Shpresojmë që të përmirësohemi akoma më tepër për të qenë më të sigurtë në ecurinë tonë", tha Hasan Lika, trajner i Teutës.
Teuta do të luajë të dielën në tranfertë kundër Vllaznisë. Një tjetër test force për durrsakët. Lika nuk bën parashikime, ndërsa kërkon maksimumin për të ruajtur vendin e parë në klasifikim.
"Kemi një rival pretedentësh, një ndeshje e fortë, kemi kundërshtarë të fortë përpara, që gjithmonë me Teutën e Durrësit ka zhvilluar ndeshje të bukura. Shpresojmë të japim maksimumin dhe të arrijmë rezultat pozitiv në Shkodër", tha Lika.
Përvec Stafës së dëmtuar, Hasan Lika do të ketë në dispiozicion të gjithë titullarët e tjerë, të cilët I ruajti duke mos I aktivizuar në ndeshjen e mesjavës kundër Kukësit në Kupën e Shqipërisë.
Aleks Kalemasi