E Diel, 1 Nëntor 2026

Platini, takim me Pangon e Topin përpara asamblesë

Pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv në FSHF është "zbardhur" edhe axhenda e vizitës 2-ditore të presidentit të UEFA-s, Mishel Platini. Mbërritja e tij në Shqipëri është parashikuar më datë 11 nëntor dhe gjatë asaj dite do të zhvillohen takime me Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe Ministrin e Sporteve, Ylli Pango. Aty do të diskutohet situata në sportin më popullor në vend, pas periudhës kur Shqipëria u pezullua nga FIFA dhe UEFA për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë. Në mbrëmje, për kreun e institucionit që drejton futbollin kontinental do të organizohet edhe një darkë zyrtare. Të mërkurën, më datë 12 nëntor, Platini do të jetë i pranishëm në Asamblenë e Zakonshme të FSHF-së, që do të zhvillohet në kryeqytet. Në përfundim të punimeve të asamblesë, kreu i UEFA-s do të largohet nga vendi ynë. Për Platinin, kjo është hera e parë që viziton Shqipërinë si president i organizmit të lartë evropian.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›