Bota e re
SHBA zgjodhi një afrikano-amerikan për Presidencën. Kjo ngjarje shënoi një pikë kthese në historinë dhe kulturën e SHBA-së. Do të përfaqësojë me të vërtetë një triumf të shpresës përmbi frikën, aq më shumë, sepse Barack Obama, për shumicën e kohës, udhëhoqi një fushatë të dinjitetshme dhe gjithëpërfshirëse, përballë retorikës urrejtëse dhe çarëse të John McCain-it. Rëndësia e kësaj nuk duhet nënçmuar. Sidoqoftë, ashtu siç vrojton Ken Silverstein nga "Harpers", fitorja e Obama-s "nuk ka të bëjë me politika, por ka të bëjë me njeriun".
Ironikisht, Obama do të mund të transformojë fytyrën dhe shpirtin e këtij kombi, pa e ndryshuar dramatikisht thelbin e politikave të tij. Ashtu siç e di gjithkush, Obama është një politikan i kujdesshëm. Ai nuk duket si një udhëheqës, i cili është i gatshëm të nisë diçka të patrembur sa Marrëveshja e Re e Roosevelt-it. Por, pastaj as Roosevelt nuk u duk fillimisht si një lloj i tillë udhëheqësi. Ndoshta Obama do të trimërohet nga përkrahja e madhe, e cila e vuri në atë vend. Ndoshta ai do të jetë njëri nga ata njerëzit, i cili thjesht madhështinë e ka në vete dhe do të jetë i denjë për besimin dhe optimizmin, që miliona njerëz e kanë investuar në të.
Por, në botën rutinë të realitetit politik, ç‘do të ndodhë gjatë viteve që vijnë, do të varet për një pjesë të madhe prej punëve prapa skene të Kongresit, pa të cilin ndryshimet e rëndësishme nuk mund të ndodhin. Të gjitha sondazhet tregojnë se demokratët do të rrisin shumicën e tyre edhe në Dhomën e Përfaqësuesve edhe në Senat, por, nëse do të ndryshojë karakteri dhe drejtimi i Kongresit, është vështirë të parashikohet. Që nga koha kur morën kontroll në Kongres në vitin 2006, demokratët kongresionistë votuan për vazhdimin e luftës. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për reforma në shëndetësi, programi i vetëm, që në fakt u materializua, erdhi nga republikanët, në formë tejet të komprometuar.
Demokratët premtuan të çrrënjosin korrupsionin dhe paligjshmëritë dhe gjersa ka pasur plot ekspozim nën udhëheqësinë e Henry Waxman dhe pak të tjerëve, deri tani ekspozimi ka rezultuar në disa pasoja të vërteta dhe shumë pak ndryshim. Programet e mirëqenies sociale janë shkurtuar dhe buxhetet e qeverive shtetërore kanë vazhduar të shteren. E sa për rrënjët e krizës së tashme financiare, demokratët, nëse do të thuhet e vërteta, kryesisht qëndruan anash, derisa u çmontua struktura rregulluese financiare, e themeluar gjatë Marrëveshjes së re. Disa, si ata në Departamentin e Thesarit të Bill Clinton-it, në fakt mezi pritën të merrnin pjesë. Disa nga këto fakte mund t‘i atribuohen prezencës së një republikani djathtist në Shtëpinë e Bardhë dhe një shumice demokrate në Kongres, e cila është shumë e hollë për t‘u mbijetuar pengesave të Senatit, e aq më pak një vetoje presidenciale. Të tjerët, ashtu siç duket, kanë shkaqe më të thella.
Cilat pengesa ndaj ndryshimit të vërtetë do të mbeteshin, edhe me një President demokrat dhe një shumicë më të fuqishme në Kongres? - Në Irak, koalicioni i madh mund të zbatojë një politikë, që do t‘i sillte ushtarët në shtëpi. Por, a do të thotë kjo ta braktisim Irakun tërësisht? Me siguri jo. Çelësi i Irakut gjithmonë ka qenë nafta dhe ne ende kemi nevojë për naftën. Në një mënyrë ose në një tjetër, sigurimi i asaj nafte do të varet nga ndarja e asaj që ka qenë nën rezervat nacionale të Saddam-it dhe vënia në duart e kompanive ndërkombëtare të naftës, duke u kthyer thelbësisht në ditët e fillimit të shekullit 20, kur këto kompani krijonin një kartel. Ushtria e SHBA-së tashmë ka vendosur politika afatgjate të mirëmbajtjes së bazave të përhershme në rajon. Kjo nuk ka gjasa që do të ndryshojë së shpejti, edhe pse ndryshime domethënëse në politikat e energjisë mund të fillojnë gradualisht të kenë efektin e tyre. E sa për Afganistanin, Perëndimi është përpjekur pa sukses që të dominojë këtë vend me shekuj. Kjo rrugë qorre vështirë se do të vazhdojë gjerë në pafundësi.
- Debati rreth shëndetësisë universale është përfolur tërë kohën që nga miratimi i Medicare në vitet 1960. Çdokush në Washington e di drejtimin e qartë këtu: përmirëso dhe zgjeroje Medcare-in për të gjithë. Për të funksionuar kjo, qeveria duhet t‘u vërë frerët çmimeve të barërave dhe të eliminojë pjesëmarrjen e industrisë së sigurimeve. Por, marrëveshja e pashkruar në Capitol Hill është se reformat simbolike, të heqësh zbrazëtinë në pjesën D të Medicare-it, për shembull, apo negocimi i çmimeve më të mira të barërave, mund të diskutohet, por vetëm nëse çdokush pajtohet për pjesëmarrjen e kompanive të sigurimit dhe atyre farmaceutike. Andaj vetëm ndryshimet shtesë janë madje shumë pak të mundura. Tollovia financiare kërkon pjesëmarrje direkte qeveritare në riorganizimin e hipotekave të papaguara me financime publike, nëse është nevoja. Ajo kërkon rivendosje në një formë apo tjetër të Dekretit të marrëveshjes së re të Glass Setagal, i cili ndau bankimin investues nga vetë bankimi. Dhe, më së shumti, ka nevojë për një reformë drastike në Sistemin Federal të Rezervave, Banka Qendrore, e cila nuk udhëhiqet nga Kongresi, por nga industria bankare. Wall Street vështirë se do të jetë për cilindo nga këto ndryshime dhe një Kongres dhe një President me fushatat që aq shumë financohen nga industria e financave, vështirë se do t‘i shtyjë këto ndryshime. Demokratët pa dyshim do të bëjnë ca përmirësime modeste në rregullore, por asgjë si ajo që do të duhej ta brente 700 miliardë dollarëshin.
- Përfundimisht, krijimi i një sistemi më të drejtë dhe më të sigurt të taksave do të thotë e bllokut të frikshëm të demokratëve konservativë në Senat. Këta konservativë fiskalë mund t‘u bashkohen republikanëve konservativë që të luftojnë për masa konservative fiskale, të cilat në të kaluarën shpesh përfundonin si shkurtime në programet e mirëqenies sociale. Ǒmund të ndodhë nën Presidencën e Obama-s, përfundimisht është një alternativë më e preferuar se sa një treg i lirë për të gjithë, e që është luftënxitës, i premtuar nga John McCain. Por, ndryshimi i premtuar, kur vjen deri te politika, do të jetë modest, i ngadalshëm dhe i vështirë për t‘u fituar dhe padyshim dëshpërues për disa, të cilët pritën më shumë nga bota e re për të cilën punuan aq shumë për ta krijuar.