Plavsic flet pas lirimit nga dënimi për krime kundër njerëzimit
Biljana Plavsic ka folur, pas lirimit nga burgu, për një varg çështjesh përsa i përket republikës serbe të Bosnjës si edhe për planet e saj në lidhje me politikën.
Plavsic gjatë një deklarate për mediat boshnjake pohoi se suksesi i Republikës Serbe të Bosnjes ishte një nga arsyet përse se asaj iu lehtësua dënimi pavarësisht shumë akuzave që rëndonin mbi personin e saj.
"Politikat e suksesshme si edhe reformat që janë kryer nga Republika Serbe e Bosnjes më kanë mundësuar që të jem këtu mes jush."- pohoi ish e dënuara për krime lufte Biljana Plavsic. Gjatë vizitës në qytetin Banja Luka, Plavsic hodhi dritë mbi të ardhmen e saj në fushën e politikës.
"Më në fund po jetoj jetën që kam ëndërruar përherë kështu që unë do e përfundoj karrierën time politike."- tha Plavsic.
Biljana Plavsic ishte dënuar për eleminimin e mijëra boshnjakëve për shkaqe fetare si edhe për genocide masiv ndaj kësaj popullate. Por Plavsic iu dha një gjykim i shkurtuar sepse ajo i pranoi akuzat për krime kundër njerzimit. Plavsic kreu 11 vite burgim pasi u dënua nga gjykata ndërkombëtare e Hagës. Ndërsa burgimin 11-vjeçar, ish-liderja serbo-boshnjake e kreu në një burg të sigurisë së lartë në Suedi. Plavsic, gjatë genocidit serb në Bosnje, ishte një nga tre anëtarët e presidencës së Bosnjes. Ky institucion udhëhiqej nga i akuzuari për krime lufte Radovan Karaxhiç.