Rama: KRRTRSH të miratojë planin rregullues të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka kërkuar edhe një herë miratimin e planit rregullues së Tiranës nga KRRTRSH-ja. Ai u shpreh se vonesa për miratimin e planit, është e pakuptueshme, veçanërisht në kohën kur ekonomia shqiptare kalon në krizë, dhe zbatimi i planit do të hapte shumë vende pune. Rama tha se plani rregullues i Tiranës, ka përfunduar dhe ka marrë miratimin e gjitha inctancave lokale, deri te Këshilli Bashkiak i Tiranës. "Ndaj mbetet për miratimin e domosdoshëm të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë. Sot miratimi është më i rëndësishëm se dje, sepse sot Shqipëria ëhtë në një krizë ekonomike dhe komuniteti i ndërtuesve është pika ku çdo qeveri e arsyeshme duhet të kapet për bashkëpunim për të përballuar krizën", tha Rama.
Kryebashkiaku Rama foli edhe për konfliktin Bashki-qeveri për tokën në qendër të Tiranës. Ai tha se ajo nuk është një çështje e vetëm një grupi pronarësh, por simbol i asaj që ndodh me titujt e pronësisë. Sipas tij, me këtë çështje është goditur ligji dhe kushtetuta janë goditur të drejtat e pronësisë së pronarëve dhe e drejta e pushtetit vendor. "Nuk ka shfaqje më të të patolerushme se sa shfaqja që qeveria dha dhe vazhdon të japë në qendër të Tiranës ku u shfaq si grabitëse e një prone private dhe zbatuese e një territori në juridiksionin e pushtetit vendor me një alibi e cila ndryshoi 3 herë brenda 3 ditësh, për të dalë në formën e tjetërsimit të pronës private në funksion të përfitimit të kryeministrit Berisha", theksoi Edi Rama. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë theksoi se nuk ka ligj t% përshtatshëm për ndërtuesit.
Deklaratat e Ramës u bënë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe Shoqatës së Ndërtuesve. Rama vlerësoi se marrëveshja e sotme mes bashki-ndërtues është rruga drejt përmirësimit të marrëdhënieve që janë shumë të rëndësishme për qyetetin.