E Diel, 1 Nëntor 2026

“Plazhe te sigurta”, nis cmilitarizimi Gjirit te Vlores

O. Hila

Zona nenujore e bregdetit te rrethit te Vlores do te pastrohet nga predhat dhe municionet e mbetura nga periudha e Luftes se Dyte Boterore apo dekadave te mevonshme, ne kuader te operacionit ‘Plazhe te sigurta’. Ne kuader te nisjes se fazes se pare te ketij operacioni, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, zhvilloi dje nje vizite ne Komanden e Distriktit te Dyte Detar ne Vlore, gjate te cilit theksoi se "ky operacion synon qe t’i ktheje plazhet e Vlores dhe te gjithe Shqiperise ne mjedise te sigurta". Ne fazen e pare te ketij projekti do te pastrohet zona e Ujit te Ftohte, ku, sipas ministrit Oketa, jane evidentuar 30-40 tone predha dhe municione, qe kane mbetur nga periudha e Luftes se Dyte Boterore. "Gjithcka do te kryhet brenda standardeve te sigurise dhe i gjithe gjiri i Vlores do te pastrohet, ndersa me pas do te vazhdoje puna edhe ne zona te tjera te vendit", tha ministri Oketa, ndersa nenvizoi se eshte hartuar dhe nje strategji e detajuar permes se ciles synohet qe deri ne vitin 2010, te demontohen te gjitha municionet e rrezikshme. Kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika, vleresoi perpjekjet e ministrit Oketa per te realizuar pastrimin e zones nenujore te bregdetit te Vlores, qe perben nje shqetesim te ngritur edhe nga qeverisja vendore.

Si do te kryhet operacioni

Pastrimi i kesaj zone, qe ndodhet prane Kalase, do te realizohet brenda muajit maj. Operacioni parashikon nxjerrjen nga uji te predhave dhe municioneve, transportimin e tyre ne drejtim te Gadishullit te Karaburunit, ne nje distance rreth 12 km, ne vendin e quajtur Shen Vasil, ku do te kryhet edhe shperthimi i tyre, ne kushtet e nje sigurie te plote, ne bunkere.

30 Dite parashikohet te jete kohezgjatja e operacionit qe do te pastroje plazhet e Gjirit te Vlores nga 30-40 tone municione te periudhave te ndryshme. Ato do te transportohen ne Gadishullin e Karaburunit, ku do te kryhet shperthimi i tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›