Tahiri: Partite te provojne veten ne 2009

Kreu i Fondacionit “Qemal Stafa”, prane PS, Sajmir Tahiri, ne nje interviste per gazeten “Koha Jone” shprehet se fondacioni, qe ai drejton, ka marre persiper nje proces te gjere konsultimi nepermjet tryezave, duke perpunuar dhe politika, te cilat sjellin vota per socialistet. Por ai komenton dhe zhvillimet brenda te majtes dhe ne politiken shqiptare, duke vleresuar se ndryshimet ne sistemin zgjedhor s’duhet te trembin askend.
Jeni dhe anetar i Asamblese Kombetare te PS, mendoni se nje opozitarizem i tille do te sjelle PS ne pushtet?
Kur opozitarizmi ndertohet se bashku me shqiptaret dhe hallet e tyre, kur modeli opozitar behet zedhenes i problemeve dhe garant i zgjidhjes se tyre pas 2009, patjeter qe shtron perpara nesh premisa te shendosha per te fituar besimin e shumices se shqiptareve, te njejtin besim qe ne po pergatitemi ta justifikojme teresisht.
Fatkeqesisht, vitet opozitare te mazhorances se sotme kane deformuar modelin opozitar, duke bere qe disa pseudo-intelektuale te mbushin gazetat e t’i harxhojne kohe lexuesit me analiza te sforcuara nga verbimi. Ketij lloji te cuditshem intelektuali qe rritet ne inkubatorin e 1 kilometri katror ne mes te Tiranes e qe mbarset me gazetat e dites, as nuk i shkon nder mend ndersa gjerb shendoshur kafene e mengjesit se pikerisht ne ate moment, diku ne ndonje cep te Shqiperise jane gdhire njerez qe nuk dine si do ngrysin, prinder qe nuk shohin dot ne fytyre femijet e tyre se nuk kane c’te mire t’u ofrojne per sot e per neser.
Paketa PD-PS per ndryshimet kushtetuese ka sjelle debat mes LSI dhe PS. Eshte me i thelle konflikti, apo ka ne baze friken e LSI dhe partive te tjera te vogla per zhdukjen nga harta politike?
Une nuk e shoh Partine Socialiste ne debat me ndonje force tjeter politike, perkundrazi e shoh duke permbushur misionin e saj historik ne pergatitjen intensive per te qeverisur ne interes te qytetareve. Ka ardhur koha per te kuptuar nje here e mire se parti te mbyllura brenda mureve te politikes se vjeter qe mbijetojne duke hedhur balte mbi kedo tjeter nuk mund te perfaqesojne qytetaret. Retorika boshe e akuzave nga llogorja partiake nuk mund te perfaqesoje me te ardhmen e vendit dhe qytetareve, por perfaqeson te shkuaren qe ne 2009, qytetaret do e lene pas kraheve nje here e mire. Ndryshimi i sistemi zgjedhor nuk ka pse te trembe askend. Ky sistem ne vetvete nuk eliminon asnje parti qe votohet nga qytetaret, por natyrisht le jashte parlamentit parti qe shqiptaret edhe ne te kaluaren nuk i kane votuar ndonjehere por jane perfaqesuar ne parlament vetem per shkak te makinacioneve taktike qe politika ka bere me voten e tyre. Natyrisht, ky nuk eshte sistemi qe kishim, me ane te te cilit partite fantazme i merrte dhe i bente shpeshhere edhe parti percaktuese per mazhorancat ne parlament. Aleati i z.Berisha, z.Xhuveli, eshte shembulli me i mire pse sistemi i vjeter duhet te suprimohej pa dyshim. Pervec frikes qe kane disa parti per t’u perballur me elektoratin, nuk shoh tjeter motiv per gjithe kete zhurme artificiale qe popullit nuk i intereson minimalisht.
Perplasja mes ketyre dy partive eshte percjelle me qetesi dhe jo nota nervozizmi nga Rama. Kjo paralajmeron siguri te PS se dhe e vetme mund te fitoje apo shpreson ne nje marreveshje me Meten te minutes se fundit?
Vetem ose jo, Partia Socialiste do te fitoje zgjedhjet, sepse kete e duan qytetaret ne cdo cep te Shqiperise. Kete proces e marredhenie nuk mund ta pengoje askush. Eshte momenti qe te gjithe forcat progresiste te bashkohen per t’iu dhene shqiptareve te ardhmen qe qeveria e Berishes nuk e garanton dot. Ne qofte se ekzistojne ende ata qe vetem per te ruajtur cifligjet partiake jane te gatshem t’i ofrojne paterica Berishes dhe mazhorances se tij te deshtuar, atehere nuk i kane bere llogarite mire, sepse do te marrin faturen e merituar nga shumica e shqiptareve. PS ka qene dhe eshte e hapur te bashkoje energjite me kedo qe eshte i gatshem te ndahet perfundimisht nga korrupsioni dhe klientelizmi per te sjelle vendimmarrjen politike atje ku qytetaret kane me shume nevoje, me kedo qe eshte i gatshem te lere menjane interesat e ngushta personale per te permbushur interesat e pergjithshme te qytetareve, ato interesa qe duhet te motivojne e mbajne gjalle cdo politikan apo aksion politik te perbashket.
Si e parashikoni nje qeverisje te majte me kryeminister Edi Ramen dhe me nje Mete aspirant i perhershem per kete post?
Nuk e bej fare kete parashikim. Besoj se leksionet e se shkuares i kemi mesuar mjaftueshem mire sa per te nxjerre mesim edhe per te ardhmen.