E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongres per shkarkimin e Ndokes

Demokristianet tashme jane ne kulmin e percarjes, nderkohe qe kreu i saj ka vijuar viziten ne Britanine e Madhe, si minister Shendetesie. Kerkesa e kundershtareve te tij brenda partise, dhe pikerisht te ish-kryetarit te Grupit parlamentar, Ujka, sekretarit nderkombetar, Bushati, anetarit te Kryesise, Gurakuqi, por dhe te ish-kryetarit te PDK, Lesi, konvergon ne nje pike, largimin e Ndokes nga drejtimi i partise. Madje, ata dje nuk kane humbur asnje minute, teksa ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te kesaj partie kane kerkuar kongres te jashtezakonshem me 10 maj, per shkarkimin e Ndokes. Si argument per shkarkimin e Ndokes, kundershtaret brenda PDK kane perdorur sjelljen e njerezve ne PDK qe per ta jane te majte dhe njerez qe kane ardhur thjesht per perfituar nga pushteti, gje qe eshte shprehur dhe ne perfshirjen e tyre ne korrupsion. Nderkohe dhe shkarkimin i Ujkes nga kreu i Grupit te PDK, i eshte faturuar Ndokes, pavaresisht se ky i fundit ka saktesuar se ka dhene doreheqjen.

Dje, kundershtaret e kryetarit Ndoka kane mbledhur Keshillin Kombetar te PDK, ne podiumin e te cilit ka marre pjese dhe ish-kryetari Nikolle Lesi, tashme kryetar i nje formacioni tjeter politik demokristian, LDK. I vendosur ne qender te podiumit, aty ku rri zakonisht kryetari i partise, ne krah te te cilit ishin Gurakuqi, zv.minister i Jashtem dhe funksionare te tjere, te gjithe kundershtare te kryetarit aktual, Lesi ka kerkuar largimin e Ndokes nga posti drejtues. “Te mblidhet Kongresi i jashtezakonshem i Partise Demokristiane per te kerkuar largimin e kryetarit Nard Ndoka”, ka qene deklarata e radhes e Nikolle Lesit, i cili prej kohesh ka deklaruar percarjen ne Grupin parlamentar te PDK dhe problemet ne parti, duke cilesuar si pergjegjes kryesor Nard Ndoken. “Kryetari aktual e shnderroi PDK-ne ne parti tenderesh dhe pazaresh dhe tentoi t'i jape asaj frymen e nje force politike te majte”, u shpreh Lesi. Nderkohe edhe demokristiani tjeter, Zef Bushati, i cili mban postin e sekretarit te marredhenieve nderkombetare ne PDK, njeheresh si perfaqesues i kesaj partie mban dhe postin e zv.ministrit te Integrimit e akuzoi Ndoken si ndryshues te pozicionit politik te demokristianeve dhe simboleve. Nje kundershtar i hershem, ish-kryetari Bushati ka kerkuar edhe largimin e Ndokes nga drejtimi i partise, madje dhe largimin dhe nga posti i ministrit te Shendetesise, si perfaqesues demokristian. Por nuk jane mjaftuar vetem me akuza ndaj Ndokes drejtuesit me te larte demokristiane, te cilet kane kerkuar dhe shkrirjen e te gjitha rrymave ne nje te vetme. Dje Keshilli Kombetar i kesaj partie ka perpiluar nje rezolute, ne te cilen kerkohet mbledhja ne menyre urgjente e kongresit te jashtezakonshem te partise per te analizuar situaten e rende, ne te cilen gjendet PDK. U la qe kongresi i jashtezakonshem te therritet me 10 maj te ketij viti, ku do te kerkohet dhe shkarkimi i Ndokes dhe zgjedhja e nje kryetari te ri.

Kryetari i Grupit parlamentar te Partise Demokristiane, Ndue Shpani, mohon percarjet brenda partise. “Nuk ka asnje kerkese per doreheqjen e kryetarit Ndoka nga posti qe ka ne parti”, u shpreh dje numri dy i kesaj partie, Shpani. Duke folur per zerat e ngritura nga Nikolle Lesi, Shpani kerkoi nga ai qe te qendroje larg PDK-se, duke qene se ka regjistruar nje tjeter parti. Nga ana tjeter, duke larguar vemendjen ndaj problemeve te PDK-se, Shpani foli dje per reformen zgjedhore, duke kerkuar qe ajo te behet ne menyre te kujdesshme. Por, ai edhe njehere nuk ka munguar te deklaroje qarte se nuk ka asnje arsye qe ish-kryetari Lesi te nderhyje ne punet e demokristianeve, pasi ai eshte larguar dhe tashme kryeson nje parti tjeter demokristiane, LDK. Ja.Ma

Konfliktet, bashkudhetare te PDK

Perplasjet ne Partine Demokristiane kane qene ciklike gjate ketyre viteve. Pavaresisht se jane nderruar shume kryetare partish, qe ne kohen kur drejtonte Zef Bushati perplasjet kane qene bashkudhetare te PDK, aq sa eshte ndare dhe rindare disa here, duke arritur dhe ne perplasje fizike. Per te ardhur ne momentin, kur Bushati heq dore vete nga kreu i PDK, per t’ia lene drejtimin Lesit, i cili ne zgjedhjet e vitit 2005, pas rreshtimit ne krahun e Berishes, arriti nje rezultat befasues, duke hyre per here te pare si parti parlamentare ne Kuvend. Por mungesa e komunikimit me Berishen dhe per pasoje lenien jashte kabinetit qeveritar, solli terheqjen e Lesit dhe ngjitjen e Ndokes ne krye te PDK, duke ardhur nga PDR. Perplasjet vijuan per te kulmuar me largimin e Ujkes nga kreu i Grupit.

PDK: Te shpejtohet reforma zgjedhore

Partia Demokristiane reagoi dje ne lidhje me ndryshimet ne Kodin Zgjedhor. Gjate nje konference per shtyp te sekretarit te Pergjithshem te PDK-se, Ndue Shpani, u theksua se kjo parti kerkon qe reforma zgjedhore te perfshije edhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, ne menyre qe sistemi i ri proporcional te jete i qarte. “Per PDK eshte shume e rendesishme qe Komisioni i Reformes elektorale te paraqese projektet konkrete per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, per ndarjen e zonave dhe rajoneve, per formulat e llogaritjes se votave, per vendin e rolin e KQZ-se dhe per detaje te tjera shume te rendesishme te kodit”, theksoi Shpani. Sipas tyre, "reforma zgjedhore te jete e plote dhe te perfshije edhe emigrantet shqiptare qe jetojne jashte shtetit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›