Plazhet e harruara nga koha…
Autori i Lajmit: red.
“Riviera e paprekur e Shqipërisë është një pamje e Mesdheut siç ka qenë dikur, plazhe idilikë, diell i pakrahasueshëm dhe një jetë e qetë, pa ngutje”, thotë Nick Easen
Merre shtruar... një shëtitje përgjatë bregdetit të Vlorës në rivierën shqiptare. Gjendja e rrugës që duhet të bësh është arsyeja kryesore që riviera shqiptare nuk ka një zhvillim të madh turistik. Rregullimi i rrugës, me ndihmën e Bankës Botërore është rindërtimi i parë i madh që po bëhet që nga koha e ndërtimit të saj nga ushtria italiane në vitet 1940. Kjo ka mbështetjen e madhe të popullsisë, e cila ndodhet mjaft pranë Korfuzit dhe e di mirë se ç mund të sjellë turizmi. Kjo vijë bregdetare prej 130 km është një nga vendet e fundit të Mesdheut që nuk e ka humbur shkëlqimin. Aty gjenden plazhe të zbrazëta, por që nuk i kanë shpëtuar syrit të kryebashkiakut të qytetit të përgjumur bregdetar të Himarës. "Natyra është gjëja më e rëndësishme këtu, po ashtu si edhe lidhja mes maleve dhe detit," thotë Stefo Mato, duke iu referuar maleve të larta që ngulin këmbët në rërën e bregdetit. "Por shërbimi për turistët duhet të përmirësohet. Ka shumë gjëra për t u bërë këtu." Por, kjo është pikërisht arsyeja pse bregdeti i detit Jon në Shqipëri duhet vizituar tani, para se të mbushet me çadra dielli dhe skitë e ujit të mbysin këngën e bulkthave. Çdo udhëtar i guximshëm duhet të niset drejt majës së Qafës së Llogorasë, nga ku duket dhe mali i Çikës që ngrihet 910 metra mbi det. Spektakli që të shfaqet parasysh është "Mesdheu si ka qenë dikur". Pishat së bashku me shtëpitë e gurit dhe pemët e limonit janë të vetmet gjëra që të pengojnë pamjen. Në këtë zonë bregdetare, investimi i vendasve, sidomos atyre përtej detit sapo ka filluar të shfaqet. Pronësitë mbi tokën vazhdojnë të mbeten problem, sidomos aty ku ndodhen plazhet më të bukura. Dhe autoritet shqiptare ende nuk kanë mbaruar procesin e kthimit të pronave që u shtetëzuan në periudhën komuniste. Gjithashtu edhe tapitë e falsifikuara dhe zënkat mes pronarëve kanë penguar zhvillimin. Gji të panumërt, kisha ortodokse të vetmuara, shtëpi të vogla që lëshojnë dhoma me qira dhe lokalet buzë rrugës që ofrojnë troftë të freskët skare janë shumë më të përhapura se frigoriferët e akulloreve dhe reklamat për kremrat e diellit. Por të bëjnë përshtypje dordolecët e vendosur në fasadat e shtëpive për të larguar syrin e keq, të cilat i shikon dhe në hotelet e papërfunduara në Sarandë. Më shumë të bie rasti të ndeshesh me gra të vjetra, me shami në kokë e funde të gjata që nxjerrin bagëtitë në kullotë, sesa me turistë të nxirë nga dielli. Dhe ndërveprimi me vendasit përfshin blerjen mjaltit që shitet buzë rrugës, meqë bletët këtu gjejnë një shumëllojshmëri lulesh të egra, më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës. Të vetmet shenja të Shqipërisë së vjetër janë fermat e përbashkëta të kohës komuniste, tashmë të braktisura dhe bunkerët e betonit. Ky vend ka një “kërpudhë gri” për çdo katër banorë. Në këtë vend ka qindra mijëra bunkerë, falë Enver Hoxhës, diktatorit stalinist që i trembej pushtimit nga Perëndimi. Shqiptarët tani po i përdorin këta bunkerë në mënyra të reja, që turistët mund t i shikojnë vetë. Mund të hash një darkë me produkte deti nën një kube betoni në Restorantin Bunker në Durrës; rrugës për në Vlorë, artistët kanë pikturuar mbi bunkerë vepra arti psikodelike. Sipas legjendës, inxhinieri i bunkerëve ishte futur në një të tillë dhe qëllohej vazhdimisht nga një tank. Bunkeri i mbijetoi sulmit, po ashtu edhe inxhinieri. Dhe kështu filloi prodhimi në masë. Në ditët e sotme duhen 5,000 paund që të shkatërrosh një bunker. "Shumë shqiptare kanë humbur virgjërinë e tyre në këto bunkerë, kur nuk përdoren si vathë për bagëtinë," thotë Raimonda Nelku, një punonjëse e USAID-it. "Ata janë futur në psikikën e shqiptarëve." Saranda njihet si një nga vendet më me diell në Evropë, me më shumë 290 ditë me diell në vit dhe në verë temperatura është rreth 30 gradë. Qyteti më i madh i Shqipërisë së Jugut, në ditët e sotme duket pjesërisht i ndërtuar, sepse ka shumë hotele që janë në ndërtim e sipër. Shumica prej tyre po bëhen nga shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë shtetit dhe u dërgojnë para familjeve të tyre. Këtu, palmat u bëjnë hije pleqve që rrinë buzë rrugës, teksa gjerbin kafenë, të pa shqetësuar nga fluksi i turistëve. Shumë prej tyre janë anglezë, të cilët vijnë vetëm për një udhëtim njëditor nga Korfuzi. Tani po inkurajohen të rrinë më gjatë. Një tërheqje e madhe, të cilës i tremben dhe grekët, është Butrinti, i cili ndodhet në majë të një kodre pak kilometra larg qytetit bregdetar dhe prej nga mund të shikosh ishullin grek. Butrinti, që tashmë është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s është 2500-vjeçar dhe përfshin një koloni greke, një qytet romak dhe një kishë bizantine. Është cilësuar si objekti më i madh i këtij lloji dhe ia kalon vetëm Haxhi Sofia në Stamboll. Por, vetëm 15% e Butrintit ka dalë në sipërfaqe, por ka shenja se ka qenë një qytetërim i tërë, thotë Nelku, Mato dhe shumë të tjerë. Ata shpresojnë se Shqipëria do të bëhet "një adhurim i ri i Mesdheut ", sipas reklamës televizive ndërkombëtare të bërë nga shteti shqiptar.
The Guardian
Ky lajm është publikuar: 28/07/2008