Plazhi i Durrësit në gjendje të mjeruar, shkak kanalet e ujërave të zeza
Plot 3 javë para hapjes së sezonit turistik në Durrës, gjendja në bregdet nga Ura e Dajlanit deri në Golem është vërtetë në një pikë kritike. Dhjetëra subjekte të ndryshme ndërtuese kanë hedhur mbi rërë sasi të mëdha inertesh, plehra pafund. Pothuajse çdo 10 metra janë hapur kanale të ujërave të zeza që derdhen në Adriatik; pjesa më e madhe e lokaleve dhe hoteleve qëndrojnë
të mbyllura. Më e rëndë kjo situatë verifikohet në zonën nga Shkëmbi i Kavajës deri në Golem, ndryshe e njohur si plazhi i pishave të buta, pjesë e territorit që administrohet nga Komuna e Rrashbullit. Plani urbanistik mungon; dendësia e ndërtimeve është shumë e lartë; resurset natyrore po degradojnë nga dita në ditë; ndotja thuajse është katastrofike. Janë gati 10 vjet që në këtë zonë vetëm ndërtohet, ndërkohë që i vetmi investim me peshë në këtë zonë është zgjerimi 2 herë i rrugës nacionale, asgjë tjetër përveç premtimeve
Last Updated on E Merkure, 14 Prill 2010 21:04