Krim në familje, burri vret gruan, jetimë 3 fëmijë
Bashkëshorti ka dhunuar për vdekje gruan e tij në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në banesën e ciftit në një fshat të Vlorës. Ne kerkim autori qe pas krimit u largua menjëherë nga vendngjarja. Cifti kishte 3 fëmijë
VLORE-Krimi në familje trondit Vlorën. Një burrë ka masakruar duke e rrahur për vdekje gruan e tij 36 vjec, nënë e tre fëmijëve dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Armen të rrethit të Vlorës kur në banesën e ciftit Maksim e Irma Hodaj nisi grindja. Dyshohet se sherri ka degjeneruar dhe burri i është sulur gruas dhe i ka vënë duart në fyt derisa kjo e fundit nuk ka marrë më frymë. Kanë qënë fëmijët ata që me britmat e tyre kanë zgjuar komshinjtë të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Policia bëri të ditur se menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa. Nga të dhënat e para mësohet se burri në momentin e kryerjes së krimit ka qënë në gjendje të dehur. Dyshohet që kjo ka qënë dhe arsyeja e lindjes së grindjes mes ciftit. Policia konstaton se Irma Hodo ka humbur jetën pasi është ushtruar dhunë e fortë mbi të nga bashkëshorti Maksim Hodo.
Nëna e tre fëmijëve ishte viktimë e radhës e krimit në familje, ku sërish protagonistë janë bashkëshortët e dehur.
Mes dhimbjes dhe lotëve tre të miturit e familjes Hodaj do të përcjellin për në banesën e fundit nënën e tyre, ndërsa do të kenë shumë “përse” për tju drejtuar babait të tyre për këtë tragjedi që shkaktoi brenda në familje.
(d.b/BalkanWeb)