Plazhi i Tales me uje 24 ore mungon infrastruktura rrugore
LEZHE - Per te vajtur nga superstrada ne plazhin me te ri ne vendin tone ne Tale te Lezhes, duhet te kalosh superstraden Milot-Lezhe ne kryqezimin e Zejmenit, per te ndjekur me pas rrugen ne te majte. Nje kryqezim ky i njohur per arsye te aksidenteve te shumta qe ndodhin. Rruga per ne Tale eshte e shkaterruar pothuajse plotesisht, ndersa ngjitur me te, ne krahun e majte, ndodhet nje kanal i madh, qe ne dimer sherben per terheqjen e ujerave ne hidrofore, ndersa ne vere per vaditje. Nga kryqezimi i Zejmenit per ne Tale nuk eshte me shume se 10 km. Nje rruge e drejte, qe nese do ishte e rregulluar, nuk do te konsumonte me shume se 15 minuta me makine. Nderkohe, gjendja shume e keqe e kesaj rruge ka bere qe rrugetimi te zgjatet per drejtuesit e mjeteve dhe te shkoje nje ore. Pasi nese do kesh shansin qe te shtosh shpejtesine mundet te lesh ndonje sadokart makine. Per te hyre ne reren e plazhit duhet te futeshe ne nje pjese te shkurter te lagunes. Nderkohe qe ne te dy anet e rruges kane nisur edhe ndertimet e para. Plazhi i Tales eshte i vetmi plazh qe ka uje te pijshem 24 ore pa nderprerje, kjo fale shpimeve qe kane kryer biznesmene te ndryshem, te cilet me ane te sondave kane bere te mundur qe ne nje thellesi 85 metra te nxjerrin uje te embel, qe perdoret per pije. Gjatesia e ketij plazhi eshte shtate km, qe nis nga hidrofori deri ne grykederdhjen e lumit Mat. Ndersa ne komplet gjatesine e ketij plazhi ka nje gjeresi rere mesatarisht 100 metra. Nje plazh i virgjer, i cili eshte krijuar dhjete vitet e fundit, pas devijimit te grykederdhjes se lumit Mat, qe shkaktoi prishjen e plazhit te Patokut. Ndersa askush deri tani nuk eshte kujdesur realisht per kete plazh nga ana e shtetit, pasi privatet kane nisur rrethimin e zaptimit te vendeve te ketij plazhi, i cili shume shpejte, sapo te mbaroje rruga, do te sfidoje plazhin e Shengjinit, pasi rera ne kete plazh eshte cilesore dhe uji eshte shume i paster, ndryshe nga plazhi i Shengjinit. I takon shtetit qe te marre masa per te mos lejuar ndertimet pa leje, si dhe studimin e nje plan-vendosjeje per kete plazh.
Muharrem Halili, nga Laci
"Falenderojme perendine, se shteti nuk ve dore"
I gezohet faktit te natyres se bukur, por i vjen keq qe mungon investimi. "Mundet te them se eshte nje nga plazhet me te mira te vendit tone. Them perendia, se dora e shtetit mungon totalisht. Eshte i vetmi plazh qe ka uje te pijshem, fal biznesit privat, por qe te marresh rrugen me makinen tende duhet te dergosh me pas ne riparim. Kjo eshte rruge per zetore edhe ata i demton. Flasim per zhvillime turistike, per nje investim me te madh per lokale, ku njerezit mund te shijojne me kendshem pushimet. Nese do ishte rruga e rregulluar, ketu do kishte pushues nga Tirana, Kruja e komplet zona e veriut. Ata qe kane ardhur nje here ne kete plazh nuk e braktisin, pasi ka reren dhe detin e mrekullueshem".
Zenel Shabani, 78 vjec, nga Milot
"Rrofshin kalamajte dhe emigracioni, per pushimet e mia"
Ka vetem tre ose kater dite qe ka ardhur ne plazhin e Tales. "Vijme per t'i shpetuar vapes, por kur mendoj se eshte rruga dhe duhet kaluar me mjetin tim, me duhet te llogaris nja dy brinje te thyera, pervec defekteve te hekurave te makines, te cilat nuk kushtojne pak. Marre 10000 leke pension me shtesen qe na ka bere Qeveria qe nga korriku edhe 500 leke shkon 10500 pensioni na del e na tepron, por tepricat nuk na dalin. Pervec pensionit, punoj edhe vete cdo dite, por me keto cmime vallai duhet te punosh nje vit per te qendruar 15 dite ne plazh. Per te perballur kete rritje cmimesh, duhet te kesh pensionin 500 euro te pakten, ndersa kam bere 35 vite pune, duhet thene rrofshin kalamajte dhe emigracioni, vetem se si do shkoje puna jone kur te shikosh njerezit duke vdekur per buke".
Lumturie Halili nga Kurbini
Plazhi i Tales, nese do te kishte infrastrukture do ishte plazhi me i frekuentuar ne vendin tone. Keshtu prezanton per gazeten pushuesja. "Plazhi i Tales ka reren e pashfrytezuar dhe me perqindje te larte jodi. Me perjashtim te ujit te pijshem qe e kane sjelle privatet, plazhi ka filluar edhe kete vit te ndotet. Kjo nga pushuesit, por edhe per faj te shtetit, pasi mungojne koshat e mbeturinave dhe banjat publike. Me pak investim mundet te them se do kishte mijera pushues dhe te ardhurat per banoret e zones do te ishin shume here me te medha. Nese do rregullohej rruga, mendoj se edhe komuna do kishte perfitimet e veta. Ne vijme ketu se njohim mire vlerat e ketij plazhi, por kur ecim ne ate rruge te them te drejten eshte sakrifice".
Ndue Lleshi tregtare, nga Tale
Tregtia e tij e ka bere te kuptoj se kete vit pushuesit konsumojne me pak se vitet e meparshme. "Kam shume fryme per te mbajtur. Kam hapur kete tregti modeste, duke rregulluar nje karroce te vogel, per te tregtuar misra. E vetmja mundesi per te mbajtur familjen eshte kjo pune qe une kryej nga mengjesi deri ne darke. Shikoj qe ka rene fuqia blerese, pasi pushuesit ketu nuk blejne. Kjo mendoj se ka ardhur edhe me ngritjen e cmimeve. Duke qene se jam tregtare, shikoj edhe se cfare konsumojne pushuesit qe vine, imagjinoje buke e domate dhe kastravec. Edhe ne nuk kemi ku te ikim, mbill token nuk ke mundesi ta vadisesh, nuk ka uje. Ne dimer permbytet, ne vere nuk e vadisim, nuk e di si ku po shkojme ne Evrope na thone politikanet, por pa buke nuk mendoj se kemi gjunje per nje gje te tille".
Angjelin Lekaj, Tale
"Nuk ka nje rruge qe te tregon ku eshte plazhi"
Ky eshte nje nga plazhet me te mira me nje siperfaqe te madhe rere te pashfrytezuar. Kjo eshte arsyeja qe Angjelini pushon cdo vit ne Tale. "Mendoj se komuna eshte pergjegjese per shfrytezimin e ketij plazhi, e cila nuk ka investuar ne infrastrukture dhe asgje per kete plazh. Imagjinoje, nuk ke nje tabele ne rruge qe tregon se ka plazh ne Tale. Uje dhe rera jane te shkelqyera, por plazhi ka filluar te ndotet nga mbeturinat qe hedhin pushuesit, pasi nuk kane vend ku t'i hedhin, dhe mungon edhe shkalla e ndergjegjesimit qe t'i marrin mbeturinat me vete per t'i hedhur neper kosha. Banja nuk ka dhe virusi i cmimeve te larta ka prekur edhe plazhin e Tales, i cili eshte me i riu".
Dila Mnela, Lezhe
"Kete vere ka me pak pushues, ndryshe nga vjet"
Per te semuret me reumatizem, Tale eshte plazhi i duhur, por, per fat te keq, Diles i duhet te pohoje se mungesa e investimeve e detyron qe vitin tjeter te mendoje per plazh tjeter. "Per te ardhur nga kryqezimi i Zejmenit per te plazhi i Tales eshte veshtire te gjesh mjete transporti, pasi drejtuesit e mjeteve nuk pranojne te fusin makinat ne te tille rruge plote gropa. Po keshtu, cmimi i biletave te transportit eshte rritur dhe eshte veshtire te vish e te frekuentosh plazhin. Jemi te semure me reumatizem dhe vijme per derman se mos gjejme sherim. Kete vit shikojme se ka renie te madhe te numrit te pushuesve krahasuar me vitet e tjera, ku plazhi ishte i mbushur me pushues. Ndersa ka nje qetesi absolut dhe patrullim te policise".
Gjovalin Ndreca, Milot
"Komuna ka filluar te vendos koshat e mbeturinave"
Nese njerezit do te dinin se ndodhej nje plazh i tille me nje rere te shkelqyer dhe te pashfrytezuar, sipas Gjovalinit, ky plazh do te ishte i mbushur plot me pushues nga vende te ndryshme. "Eshte gjynah qe te mos shfrytezohet e gjithe kjo siperfaqe rere e paster. Eshte i vetmi plazh ne vendin tone qe ka uje te pijshem me rrjedhje te lire. Nuk ka shume ndertime dhe kjo i jep mundesi shtetit te planifikoje nje plan rregullues nga me te miret. Une jam i bindur qe komuna nuk ka fonde dhe nuk eshte detyre e saj rregullimi i rruges, por shteti duhej te kishte menduar me pare kete. Komuna ka filluar te vendos koshat e mbeturinave, pasi kaq jane mundesit e saj, per sa kohe ajo aq te ardhura ka ne dispozicion. Por nese do shfrytezohej ky plazh do ishte nje burim i madh te ardhurash per banoret e zones".