E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Drejtesise kontroll naten ne Gjykate te Tiranes

Tirane - Ministri i Drejtesise ka nisur verifikimet e tij ne lidhje me kandidatet, te cilet konkurrojne per anetare ne Gjykaten e Larte. Nje prej kandidateve te dekretuar nga ana e Presidentit Bamir Topi, i cili ka rezultuar me shkelje, ka qene edhe Aleksander Muskaj. Kandidatja tjeter, Arjana Fullani, pak kohe me pare, u padit ne gjykate nga nje studente per fyerje. Dy dite me pare, kur gjykata kishte mbyllur orarin zyrtar te punes se saj, ka mberritur ministri i Drejtesise, Enkelejd Aliebaj, i cili mesohet te mos kete hyre me makine ne gjykate, as i shoqeruar, por si nje qytetar. Sipas burimeve nga kjo gjykate, ministri kesaj radhe ka shkuar per te kontrolluar mbi te dhenat e ish-gjyqtarit Andi Celiku, nje nga kandidatet per anetar ne Gjykaten e Larte. Burimet kane shtuar se ministri ka hyre ne Gjykate te Tiranes ne oren 20:00 dhe ka dale prej saj rreth ores 22:00. Po keto burime bejne me dije se Alibeaj ka hyre ne sistemin e serverit te gjykates, duke nxjerr te dhena mbi vendimet e marra nga ana e kandidatit per anetar ne Gjykate te Larte, i cili ka punuar per 6 vjet me radhe ne kete gjykate. Ne te gjitha keto te dhena do te verifikohen nese ish-gjyqtari, i cili kishte punuar kohet e fundit si avokat ka marre vendime te gabuara apo jo, si dhe nga ana tjeter nese ka pasur shkelje gjate ketyre vendimeve. Keto te dhena do te kalojne ne "siten" e inspektoratit te Ministrise se Drejtesise. Ne rast se Celiku ka bere shkelje, keto do t'i vihen ne dijeni grupit parlamentar te PD-se. Nga ana tjeter, mesohet se po dy dite me pare ministri kishte programuar edhe nje mbledhje me sekretaret e kesaj gjykate ne oren 17:00, mbledhje ne te cilen ai nuk ka shkuar ne te. Kandidatet per anetare te Gjykates se Larte pervec kriterit qe duhet te kete qene gjyqtar per 10 vjet ose jurist i njohur per 15 vjet, nuk duhet te kene pasur shkelje disiplinore gjate punes qe kane kryer. Por ne listen e personave te dekretuar si anetare te kesaj gjykate nga Presidenti Bamir Topi, rezulton se ka edhe me shkelje. Nje prej tyre eshte gjyqtari Aleksander Muskaj, i cili rezulton te jete nje nga 12 gjyqtaret, i cili ka zbardhur vendimet e tij per 6 muaj e 21 dite. Ketij te fundit, Ministria e Drejtesise i kishte derguar edhe nje relacion, ne te cilen informohej se kishte kryer shkelje procedurale. Ndersa pritet qe emri i tij te dergohet per mase disiplinore ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Nje nga anetaret e tjere, qe eshte dekretuar nga Presidenti Topi eshte edhe Arjana Fullani, e cila pak muaj me pare u hodh ne gjyq, nga ish-studente, e cila kishte konkurruar per magjistrature. Nepermjet kerkese-padise studentja Rudina Murataj, i kerkonte pales se paditur nje demshperblim prej 5 milione lekesh, duke e akuzuar ate per fyerje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›