Plazhi i Velipojësbraktiset nga tursitëtshkak, kriza ekonomike
SHKODER- Kriza ekonomike duket se ka prekur turizmin bregdetar në Velipojë. Pronarët e hoteleve dhe menaxherët thonë se këtë vit ka rënie mjaft të ndjeshme të numrit të pushuesve, aq sa dhomat u kanë mbetur bosh.
Për arsyet e kësaj gjendje ata rendisin në krye të listës infrastrukturën dhe krizën ekonomike.
“Kriza globale ka ndikuar në tërë botën duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Një tjetër faktor i rënies së turizmit është dhe infrastruktura. Në krahasim me vitin tjetër ka më pak turistë.
Njerëzit që kemi patur vjet në dhoma na kanë thënë se nuk mund të përballojnë shpenzimet për të pushuar këtë vit” shpjegojnë ata.
Në këto kushte , pronarët janë detyruar të ulin cmimet për të tërhequr të paktën pushuesit e mëparshëm të cilët këtë vit i kanë braktisur.
Bregdeti i Velipojës i njohur për vlerat kurative, cdo vit është populluar nga pushues që vinin nga Shkodra e zona të tjera të vendit dhe nga mijëra pushues që ktheheshin nga emigracioni për të kaluar ditët e nxehta verore. Por këtë vit duket se ky plazh nuk do të ketë të njëjtën pamje.
(e.n/news24/BalkanWeb)