E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama inspektonpunimet për sistemimine shtratit të Lanës

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama inspektoi nga afër fazën e parë të punimeve për sistemimin e shtratit të Lanës nga Ura Teknologjike deri në Unazën e Re.
Rama deklaroi se projekti është i vështirë, por spektakolar dhe ka si qëllim transformimin rrënjësor në Lanë.

“Është projekt spektakolar sepse sjell transformimin rrënjësor të një tjetër segmenti të lumit të Lanës ku do të ndërtohet një vijë e re mjedisore e cila do të jetë me gurë dhe një vijë park, e gjelbëruar, me rrugë dhe stola tërësisht në dispozicion të këmbësorëve. Do të jetë një transformim shumë i rëndësishëm mjedisor sepse do të heqë më në fund dhe do të largojë nga trupi i kryeqytetit gjithë këtë grumbullim mbetjesh dhe njëkohësisht do të garantojë një cilësi të re mjedisore.” theksoi kryebashkiaku.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›