E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Vlore "pushtohet" nga maqedonas

Vlore - Ne krahasim me nje vit me pare plazhet e bregdetit te Vlores, kane nje mbipopullim te pushuesve. Kete vit krahas vendasve plazhin e Vlores e kane vizituar edhe shtetas te huaj nga shume vende te botes, te cilet shprehen se jane te mahnitur nga bukurite e ketij qytetit bregdetar. Ndersa duket se top listen e kane pushuesit maqedonas. Vihet re qarte nga levizja e mjeteve me targa maqedonase se ne plazhet e bregdetit te Vlores ka shume pushues Maqedonas. 90% e pushuesve ne plazhin e Zhironit ose tek marina jane shtetas Maqedonas, te cilet pushojne se bashku me familjet e tyre, por ka edhe te tjere qe jetojne jashte shtetit dhe mbasi jane kthyer ne Maqedoni kane ardhur per pushime ne bregdetin e Vlores, sidomos kete muaj. Shtetasit maqedonas pushojne nga 10 deri ne 15 dite ne hotelet prane bregdetit. Sipas tyre vazhdimisht i bejne pushimet ne plazhet e Greqise, por ceshtja e vendosjes se emrit te Maqedonise ka acaruar marredheniet midis dy vendeve, dhe greku ka kufizuar hyrjen e shtetasve maqedonas ne Greqi dhe hyrja e tyre per ne Greqi behet vetem me vize. Po sipas tyre kane preferuar te pushojne ne bregdetin e Vlores sepse kane marr informacion nga miq te tyre dhe shume pak nepermjet internetit se plazhet e bregdetit te Vlores jane te virgjera, te pastra, te bukura, te qeta dhe shume te sigurta. Ndersa kane pare si mangesi promocionin e ketij qyteti. Ata kerkojne me shume publicitet dhe me shume fletepalosje per te bere publike dhe te njohur ne arenen nderkombetare plazhet e bregdetit te Shqiperise dhe ne vecanti te Vlores. Sipas tyre ne kete drejtim shteti shqiptar, kompanite turistike si dhe shoqerite hoteliere dhe turistike duhet te bejne me shume publicitet dhe me shume reklama, sepse bregdeti shqiptar njihet shume pak nga shtetasit e huaj. Pushues maqedonas shikon pothuajse ne te gjithe bregdetin e Vlores, por masivisht jane ne zonen e plazhit te Kalas deri ne zonen e Radhimes dhe te Orikumit. Sipas tyre, Vlora ka atribute te mahnitshme te dhuruar nga natyra, eshte nje qytet ne ndertim qe do te kete ne te ardhmen fluks te larte pushuesish, ndersa mangesite qe ata vecojne mbeten sherbimi dhe mungesa e pastertise ne plazhet publike.

Jane, 39 vjec

"Vlora eshte shume mikpritese"

Ka vendosur te pushoje ne Vlore kete vit vetem per tu njohur me kete qytet, por eshte e bindur se do kthehet serisht. "Kam nje jave qe jam ne Vlore, eshte hera e pare qe vij ne kete qytet per te kaluar pushimet mia. Po mahnitem nga bukurite qe shoh ne kete zone. Cmimet jane normale, si ne Maqedoni. Vlora eshte shume e bukur dhe mjaft mikepritese. Jam e bindur qe do te vij serisht ketu edhe vitin tjeter. E kam pak te veshtire komunikimin se ketu flasin me shume italisht se anglisht, por prape jemi kuptuar mjaftueshem. Eshte bukur dhe deti eshte shume i paster. Ja vlen te kalosh pushimet ketu".

Goran, 45 vjec

"Ka disa zona me plazh shume te qete"

Karakteri i shqiptareve eshte gjeja e pare qe i ka bere pershtypjes Goran kur ka nisur pushimet neplazhin e Vlores. "Kam ardhur me familjen dhe eshte shume bukur. Po kalojme pushime mjaft te kendshme dhe po ndjehemi shume mire. Ketu ne Vlore njerezit jane shume te dashur dhe te vecante, kete do ta theksoja pe re gjithe shqiptaret. Jeni njerez shume te qeshur e me pelqen qe jam kete vere po i kaloj pushimet ne kete vend. Besoj se edhe vitin tjeter do te kthehem serish ne Vlore. Cdo gje eshte e bukur ketu dhe me pelqen qetesia ne disa plazhe. Ndihesh rehat."

Kiril, 38 vjec

"Eshte e mahnitshme jeta qe mund te besh ne Vlore"

Ka ardhur nje grup shoqerie dhe theksojne cdo dite qe kane bere zgjedhjen e duhur. "Kemi ardhur me shoqerine. Po ja kalojme shume bukur. Eshte e mahnitshme se sa jete te bukur mund te besh ketu ne Vlore. Qyteti ka nje pozicion mjaft te kendshem gjeografik dhe bukuria qe i ka dhene zoti eshte mahnitese. Eshte e mrekullueshme dhe sidomos ketu ne plazhe ka zona nga me te ndryshmet. Deti eshte i paster, dhe eshte shume i bukur deti. Ajo qe duhet te kihet pak ne vemendje eshte pastertia ne teresi ne qytet dhe ne disa plazhe. Duhen mbajtur me paster".

Nikola, 29 vjec

"Ajo qe kam pare ne internet eshte shume pak"

Nikola nuk vecon dot asnje nga bukurite qe ka pare ne plazhin e Vlores. Ato qe kapare ne faqet i internetin, cka ebene te zgjedhe kete qytet, mendon nuk mjaftojne. Sipas saj eshte shume me bukur te shikosh nga afer plazhin e Vlores. "Deti ne Vlore me ka mahnitur. Eshte shume i bukur ky qytet. Me pelqen shume qe po i kaloj pushimet kaq bukur. Te them te drejten nuk i prisja kaq te kendshme dhe Vloren nuk e prisja kaq qytet te bukur. Eshte nje qytet ne ndertim, ka pallate te bukura, rruge te mira, plazhe te bukura. Me pelqejne njerezit, te gjithe jane mikprites. Patjeter qe edhe vitin qe vjen do te kalojme serisht ketu pushimet".

Fillip, 36 vjec

"Ketu te rinjt jane shume te bukur"

E vetmja gje qe nuk i ka pelqyer Filipin ne qytetin e Vlores jane dnertiemt e shumta. "Jam ketu prej 5 ditesh dhe me pelqen ky vend. Eshte nje vend ne zhvillim, i mbushur me ndertime. Cmimet jane mire dhe sherbimi eshte i sjellshem. Ketu me duken te gjithe te sjellshem dhe per me teper keni te rinj shume te bukur. Vishen bukur dhe jane te lumtur. Po me pelqen shume menyra se si e jetojne jeten njerezit ketu. Jane te gjithe shume energjik. Me pelqen kur vij ne plazh e sidomos ne mbremje kur shetisim eshte nje relaks i vecante. Eshte shume bukur ne Vlore, ju kam thene edhe shume miqve te mi qe kam komunikuar nepermjet telefonit, te vine ketu. Eshte zbulim i bukur Vlora per ne".

Slavon, 32 vjec

"Ja vlen ajo qe paguan, gjithcka eshte luksoze"

Eshte e bukur vlora. Ka nje bregdet mahnites. Kemi ardhur per here te pare ketu e ajo qe me ben pershtypje eshte qetesia qe ka ky qytet. Plazhet jane mjaft te bukur edhe lokalet shume luksoze. Ne cdo lokal qe jam ulur gjeja e pare qe kam menduar ka qene investimi. Ngado qe te hedhesh syte ve re qe ka nje shpenzim te konsiderueshem. Ja vlen ajo qe paguan, gjithcka eshte luksoze. Me pelqen plazhi ranor e ndaj kam zgjedhur pikerisht kete zone. Vlora ka plazhe te bukura ne teresi. Me pelqejne shqiptaret dhe Shqiperia po kaloj pushime te bukura. Besoj do te rikthehem.

Strumica, 24 vjece

"Sherbimi ne hotel eshte shume i mire"

Se bashku me te fejuarin e saj kane vendosur qe kete vit te zgjedhin nje vend qe nuk e kane pare per te kaluar pushimet. "Une kam ardhur me te fejuairn tim. Eshte hera e pare qe vij ne Shqiperi, po ashtu edhe ne Vlore. Kemi kater dite ketu dhe me pelqen. Sherbimi ne hotel eshte shume i mire edhe cmimet jane shume te leverdisshme. Vlora ka nje bukuri te madhe dhe njerezit jane shume te kendshem. Plazhet jane teper te bukur dhe zona qe te ndodh rrallle te shikosh me kete bukuri. Besoj edhe veren tjeter ketu do t'i kaloj pushimet. Me pelqen ky bregdet ne teresi".

Dobrejshko, 29 vjec

"Mungon gjelberimi, megjithate deti eshte i bukur"

Nje grup shokesh, po qendrojne ne nje hotel ne plazhin e Vlores dhe qellimi i tyre eshte te shetisin kudo. "Ka plazhe mjaft te bukur dhe jane mjaft te ngrohte keta njerez ketu. Ne na kane pritur shume mire e sherbimi ka qene shume i mire. Ajo qe me ka rene pak ne sy per keq ka qene mungesa e gjelberimit, ne gjithe keto ndertime te bukura duhet pak me shume gjelberim, po do te behet e bukur Vlora se duket qe eshte ne ndertim akoma. Eshte mjaft e kendshme. Deti ne disa zona eshte pak i piste, ketu e kam fjalen veten per bregun, ndoshta ngaqe eshte i ceket. Por me tutje uji eshte i mrekullueshem. Megjithate po me pelqejne shume keto pushime".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›