E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon hetimi per vrasjen e kengetares Emmy

style=positionrelativez-index2>

Prokuroria e Tiranes ka perfunduar hetimet rreth vrasjes se kengetares Emmy nga biznesmeni kosovare Aziz Kelmendi. Ne dosjen e prokurorise thuhet se biznesmeni dhe kengetarja kane pasur nje lidhje intime dhe pasi jane ndare kane lindur mosmarreveshjet mes tyre.Prokurori Ervin Karanxha pas shume hetimesh ka arritur ne konkluzionin se biznesmeni kosovar nuk ka pasur qellim ta vrase kengetaren por vdekja e saj pas perplasjes nga makina ka ardhur si pasoje e pakujdesise. Aziz Kelmendi do te ulet tashme ne banken e te akuzuarve per te dhene llogari per krimin e kryer. Ne gjyqin ndaj tij do te deshmojne dhjetera persona mes tyre dhe kengetare te njohur miq te Emmyt. 47 vjecari pretendon se vdekja ka qene aksidentale dhe jo nje vrasje e qellimshme sic deklaruan familjaret e Emmyt. Elsina Idershai 22- vjecarja me origjine nga Skrapari ndryshe Emmy eshte bere e njohur kater vitet e fundit ne Shqiperi dhe Kosove.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›